Lilafere Rashiti e edukuar në frymën kombëtare synon ulësen në Asamblenë Komunale

Gjilan – Lilafere Alidemi – Rashiti është kandidate e partisë NISMA dega në Viti. E rritur dhe e edukuar në frymën kombëtare dhe me një përvojë të mirë në fushën e arsimit, ajo synon ulësen në Asamblenë Komunale me shpresën se zëri i saj do të jetë gjithmonë në shërbim të avancimit të vlerave dhe cilësisë së jetës së qytetarit vitias në të gjitha segmentet.
Edukatorja Lilafere Alidemi- Rashiti, po synon ulësen në asamblenë komunale me shpresën se do të jetë zëri përçues i qytetarëve vitias.
Ajo i ka hyrë kësaj gare me bindjen se gëzon të gjitha afinitetet dhe performacnën e mirë që e ka trashëgimi nga familja.
E rritur, dhe e edukuar në frymën kombëtare e patriotike ajo po e vazhdon rrugën e të parëve të saj të cilët dhanë shumë për Kosovën e çështjen kombëtare.
Andaj, as Lilaferja nuk ka mundur të hyjë në këtë garë pa e pasur bazamentin e fort që lidhet me gjyshin e saj Behxhet Alidema i vrarë në vitet e stuhishme të 45′, dy agjallaret e babait- Izeti e Bejta të ndjekur në vende të ndryshme të botes, Gjermani e Turqi..,e axha profesor Halil Alidema i burgosur në 81′ me grupin e intelektualëve e pastaj si pararendës i UÇK, i cili deri në vdekje nuk e ndali veprimtarin prej intelektuali e veprimtari të paepur të çështjes kombëtare. “Këta ideolog e veprimtar ishin figura dhe frymëzimi i i përhershëm i imi dhe nga veprat e tyre gjithmonë jam e inspiruar për çështjen kombëtare dhe jo rastësisht kam dhënë kontribut që nga bankat e shkollës fillore, të mesme e deri në studime, ku më ishte mohuar e drejta për të studiuar në SHLP- Skënderbeu në Gjilan” thotë Lilaferja.
Aktiviteti i Lilafere Rashitit do të ndiqet nga regjimi i atëhershëm dhe për pasoj ajo gati e humb edhe shkollimin, por falë drejtorit të atëhershëm pedagogut profesor, Abdylaziz Veselit ajo ishte regjistruar si studente dhe kishte mbaruar studimet në këtë shkollë për të vazhduar punën si edukatore në shkollën fillore “Emin Duraku” atëherë e tani “Kenan Halimi” në fshatin Gjylekar – Skifteraj të komunës së Vitisë.
Lilaferja është e martuar me bashkëshortin Dr. Sadik Rashiti- pediatër shef i repartit në spitalin e Gjilanit, ku i kanë 5 fëmijë, 3 vajza e 2 djem të gjithë të edukuar e shkolluar në nivel universitar.
Po cila është arsyeja që ajo e ka zgjedhur partinë NISMA. “Arsyeja pse e kam zgjedhur bash Nismën është se mendoj që pikërisht me Nismën dhe liderin Fatmir Limaj mund të bëhen ndryshime dhe të kemi një qasje të re në çdo aspekt të zhvillimeve si në arsim, shëndetësi e lëmi tjera me rëndësi për shtetin tonë e në veçanti për komunën tonë e cila ka nevojë për një nisje të re dhe formë tjetër të qeverisjes”.
Cili do të jetë roli i saj në Asamblenë Komunale të Vitisë, përgjigjet Lilaferja shkurt e saktë. “Si asambleiste e ardhshme e Vitisë do të jem gjithmonë afër qytetarit e në veçanti afër gruas e cila ka nevojë për një barazi të mirëfilltë në sheqerin tonë, prandaj zotohem se do jem pranë kërkesave të tyre, sidomos e asaj shtrese e cila ka mbetur nën margjinat e fshatit pa ndonjë perspektiv të mirëfilltë do të jem afër dhe do të mundohem që të ju mundësoj që të fillojnë të jenë të pavarura dhe të ju mundësoj që të fillojnë të japin kontributin e tyre në biznese të ndryshme të cilat do të u mundësohen përmes Nismës, prandaj voto juaj është edhe një obligim shtesë për mua” tha Rashiti./rajonipress/