Lila i ‘vërshuar’ nga ofertat

E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila, tek skuadra greke Pas Janina, është në dyshim. Mbrojtësi i krahut të djathtë është ‘vërshuar’ nga ofertat prej skuadrave të ndryshme nga Greqia, Italia dhe Ukraina.
Përpos PAOK-ut grek, interesim për Lilën ka shprehur edhe skuadra ukrainase, Tavaria dhe katër skuadrat tjera italiane, Lazio, Palermo, Chievo e Verona.
Prej këtyre të fundit, favorite për t’i fituar shërbimet e Lilës është Lazio.