ARKATANA

Ligjvënësit kërkojnë unifikim të qëndrimeve në diplomaci

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetarja e legjislativit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar unitet institucional në lidhje me politikën e jashtme. Kryeparlamentarja theksoi se unifikimi i qëndrimeve mes Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës do t’i sjellë Kosovës sukses në dialogun me Serbinë, në liberalizimin e vizave dhe në çështjet tjera integruese të vendit, shkruan gazeta Zëri.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës dje e ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar kryesisht për agjendën ndërkombëtare të Kosovës. Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila theksoi se gjatë mbledhjes Kryesia e ka bërë propozimin për formimin e grupeve të miqësisë, në të cilat janë të përfshira të gjitha rajonet e botes.

Uji Dea

Në lidhje me këtë Osmani ka deklaruar se është diskutuar edhe formula që do të shfrytëzohet për ndarjen e përfaqësimit në këto komisione nga pozita dhe nga opozita. Mirëpo Kryesia nuk ka marrë vendim që këtë të enjte të mbahet seancë plenare, ashtu siç ishte paraparë në fillim të kësaj legjislature.

Kryeparlamentarja theksoi se seanca e ardhshme parashihet të jetë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për shkak të procedurave të gjata të bartjes së këtyre dokumenteve nga Qeveria në Kuvend këtë të enjte nuk do të ketë seancë. “Ne kemi pritur që sot (e martë) të marrim një sërë materialesh nga Qeveria, që kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe t’i vendosim në seancë plenare. Por procedurat ligjore të kalimit nga Qeveria në Kuvend po marrin kohë, meqë po duhet gjithçka të niset nga fillimi. Besoj të mërkurën arrijnë, por në aspektin e përgatitjes jemi vonë, prandaj për këtë të enjte nuk do të ketë seancë”, ka thënë Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.