UBT

Ligji që nxjerr veteranët nga rruga

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Protestave, grevave por edhe reagimeve të dhunshme të veteranëve të UÇK-së duket se po u vije fundi. Procedimi për miratim i ligjit që rregullon statusin e tyre ka ngjallur shpresa tek këta të fundit se gati 15 vjet nga përfundimit i luftës përfundimisht kategoria e tyre gjen përkujdesje nga shteti.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e javës së kaluar ka proceduar në Kuvend ligjin për veteranët, derisa kryeministri Hashim Thaçi ka folur për arsyet se pse bashkëluftëtarët e tij duhet t’i gëzojnë beneficionet nga shteti.

Mobi Casa

“Realizmi i të drejtave në beneficione të përcaktuara në këtë ligj, bëhen për shkak të nderit dhe respektit, që gëzojnë në popullin e Kosovës dhe me gjerë, veteranët e UÇK-së, të cilët me sakrificën e tyre sublime dhe kontributin e lartë, udhëhoqën luftën çlirimtare të Kosovës me karakter mbrojtës dhe çlirimtar dhe me qëndrimin e tyre të ndershëm e patriotik, janë shembull për brezat e ardhshëm”, ka thënë Thaçi.

Ligjit në formën aktuale përmban beneficione të shumta për kategorinë e veteranëve, derisa këta të fundit edhe pse thonë se nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat, kanë mirëpritur vendimin e qeverisë. Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Xhavit Jashari, ka thënë se dokumenti aktual nuk i përmbush të gjitha pritjet e tyre, por sipas tij, është i mjaftueshëm që çështja e veteranëve të futet në përkujdesje të shtetit 15 vjet nga përfundimi i luftës…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.