Ligji për zgjedhjet lokale duhet të ndryshohet dhe atë duke filluar nga bartësi i listës
Gjilan – Sipas ligjit aktual të zgjedhjeve lokale, numri 1 i listës së subjektit shkon me automatizëm, nëse subjekti e kalon pragun zgjedhor. Kjo do të thotë që bartësi i listës të fitojë ulëse në kuvend pa u votuar fare dhe madje mund të fitojë edhe pa u angazhuar fare. Ai/ ajo e ka të garantuar fitoren dhe mu për këtë mund të mos shpenzojë as edhe një cent të vetëm derisa kandidatët tjerë të listës mund të shpenzojnë me mijëra euro dhe në fund të mbesin jashtë kuvendit komunal thotë Kushtrim Kadriu.
Ai/ ajo mund edhe të mos angazhohet fare në kërkimin e votës së qytetarit për subjektin e tij,e as për kandidatët e tjerë të listës që ai/ ajo e kryeson, sepse e ka fitoren e sigurtë, për vete. E gjithë kjo do të mund të çonte në një rezultat më të dobët se sa rezultati real që subjekti do të arrinte sqaron Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra.
Kjo do të thotë edhe përfaqësim më i zbehtë i subjektit, edhe pas zgjedhjeve, ngase bartësi/ bartësja nuk e të konfirmuar legjitimitetin me votën e qytetarit, nuk e dihet se a e duan apo nuk e duan qytetarët, pasiqë mund të jetë i pranuar për subjektin, por jo domosdoshmërishtë edhe për qytetarët.
Duke bërë një analizë të zgjedhjeve(lokale) në qytetin ku edhe vet isha pjesë e tyre, shoh që shumë kandidatë që morën votën direkte të qytetarëve, mbetën jashtë kuvendit komunal, kurse disa bartës listash kontrabanduan mandatet që morën nga votat e 37 kandidatëve tjerë. Njëjtë ndodhi edhe në subjektin politik ku unë garova, vullneti politikë i rreth 2000 votuesve u kontrabas ”prostitua” për interesa personale të bartësit të listës. Kjo i bie: fito pa mund, e mos e merr mundin të punosh.
Konsideroj që këtë ligj duhet ndryshuar dhe duhet hequr bartësi i listës, ngase qëndrimi në kuvend, pa votë, me të vërtetë është i padenjë dhe i pa peshë ka thënë Kushtrim Kadriu./rajonipress/


