Ligji për Investime Strategjike shton mundësitë për korrupsion
Ditë më parë deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Ligjin për Investime Strategjike pas një zvarritjeje të votimit. Me gjithë miratimin e këtij ligji, sipas opozitës dhe ekspertëve të ekonomisë, janë pushtetarët tanë aktualë dhe oligarkët e biznesit ata që mund t’u presin rrugën investimeve të huaja.
Pushtetarët do të negociojnë direkt me investitorët potencialë.
Analistë dhe deputetë të opozitës theksojnë se ligji në fjalë tregon se pa kaluar në duart e të “fortëve të pushtetit”, ku duhet ta ndash “tallin”, nuk mund të bësh investime shumëmilionëshe,raporton Gazeta Kosova Sot
Ditë më parë deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Ligjin për Investime Strategjike pas një zvarritjeje të votimit. Me gjithë miratimin e këtij ligji, sipas opozitës dhe ekspertëve të ekonomisë, janë pushtetarët tanë aktualë dhe oligarkët e biznesit ata që mund t’u presin rrugën investimeve të huaja. Disa analistë dhe deputetë kanë droje se me ndryshimet e bëra askush nuk mund të investojë, pa kaluar nëpër “duart e të fortëve të pushtetit që e kërkojnë hisen apo “tallin” e tyre. Njëri nga ndryshimet e propozuara nga MTI-ja në Projektligjin për Investimet e Huaja Strategjike është edhe mundësia e ndryshimit të formës së komunikimit ndërmjet investitorëve të huaj dhe pushtetarëve. Me miratimin e këtyre ndryshimeve dhe propozime, që të gjithë ata të huaj, që janë të interesuar të investojnë në Kosovë, do të munden që drejtpërdrejt të komunikojnë me pushtetarët tanë të nivelit më të lartë shtetëror të vendit, duke filluar nga presidenti, kryeparlamentari dhe kryeministri aktual i vendit.
“Të fortët” prapë vendosin Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se ky ligj i ka munguar për një kohë të gjatë legjislacionit të Kosovës dhe se ai ofron kushte të barabarta në aspektin e tërheqjes së investitorëve të huaj në krahasim me vendet fqinje dhe ato të rajonit. “Faktikisht, këtu rritet transparenca për dhënien e aseteve në shfrytëzim, për shkak se janë dy mundësi, njëra është që Qeveria të përgatisë një listë të projekteve, me të cilat ajo mund t’u qaset investitorëve dhe kompanive serioze”, ka theksuar ajo.
Por, opozita thonë se janë shqetësuar se përse investitorët e huaj duhet patjetër që të takohen me njerëzit e rangut të lartë politik, qoftë ai kryeparlamentar, president apo edhe kryeministër i vendit. Sipas tyre, nëse zbatohet ligji, ndiqet rruga ligjore dhe nuk ka nevojë për këso takimesh, por në këto raste mund të lindë dyshimi për përfitime të paligjshme në këmbim të licencave, lejeve, fondeve etj.
Deputeti opozitar, Enver Hoti (Nisma për Kosovën)thotë se në parim është një ligj për të cilin kemi pasur nevojë për ndryshime, por jo edhe në masën e tillë që iu kanë dhënë kompetenca bartësve të pushtetit lokal dhe qendror. “Si opozitar e kam dronë se me ndryshimet e bëra askush nuk mund të investojë, pa kaluar nëpër “duart e të fortëve të pushtetit që e kërkojnë hisen apo “tallin ” e tyre”, theksoi ai.
Investitorëve u kërkohet “talli” Ligjëruesi Nehat Maxhuni tha për “Kosova Sot” se këta qeveritarët tanë së pari e kanë interes xhepin e tyre dhe pastaj interesin qytetar dhe shtetëror. Maxhuni thotë se në kushte normale këto takime është dashur që të bëhen me vetë përfaqë- suesit e biznesit dhe kompanive të ndryshme, ku Qeveria në këtë rast vetëm kishte qenë dashur që t’i përshpejtojë procedurat në dhënien e licencave dhe dokumenteve të nevojshme për ato kompani. “Por, qeveritarët tanë jo që nuk e kanë bërë këtë gjë, por qysh në takimet e para kanë vendosur kushte personale dhe haraç dhe për këtë arsye kompani të ndryshme kanë ikur në vendet e tjera fqinje dhe nuk kanë bërë investime në Kosovë”, theksoi ai./kosova sot/

