ARKATANA

Ligji për Deklarimin e Pasurisë u ndryshua 5 herë, në Agjenci presin që Qeveria e re të fillojë hartimin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ligji për Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve Publike është ndryshuar pesë herë. Udhëheqësi i divizionit për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Agron Behrami, në një intervistë për Ekonomia Online pret nga Qeveria e re hartimin e ligjit të ri për avancimin e procesit të deklarimit të pasurisë.

Sipas tij, Agjencia është e përgatitur për ndryshimin e ligjit dhe marrjes se kompetencave ekzekutive në aspektin e kontrolles së pasurisë për zyrtarët publik.“Çështja e legjislacionit, Agjencia Kundër Korrupsion ka pasur ligjin për deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publik, por kemi vërejtur që ka pasur mangësi dhe është ndryshuar pesë herë.

Eco Higjiena

Vitin e kaluar ka qenë një draft ligj i hartuar bashkërisht me grupin punues me Ministrinë e Drejtësisë”.“Shpresojmë do t’i iniciohet draft ligji i ri, t’i shohim mangësitë e ligjit pasi ka mangësi dhe qëllimi jonë është që të avancojmë procesin e deklarimit të pasurisë”.“Sa i përket çështjes së kompetencave të agjencisë në aspektin e kontrolles së pasurisë për zyrtarët publik, institucioni jonë është i përgatitur që t’i zbatoj ligjet, në momentin që ndryshohet ne jemi të gatshëm t’i zbatojmë dhe funksionalizojmë”, u shpreh Behrami për EO.

Më 1 mars ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.Të gjithë zyrtarët publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion, derisa kërkohet që të respektojnë afatin e caktuara kohore i cili përfundon me 31 mars.Behrami deklaroi se deri me tani kanë pranuar 150 formular të deklarimit të pasurisë të rregullt vjetor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.