RCCOLA

Ligji për amnisti liron Enver Sekiraçen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Falë ligjit për amnisti, del se Enver Sekiraça e ka kryer dënimin për një incident që e kishte pasur me Besnik Hasanin dhe shokët e tij policë në Ferizaj, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Në fakt, falë hyrjes në fuqi të Ligjit për Amnistinë, i cili ka hyrë në fuqi më 6 tetor, Enver Sekiraça e shlyer dënimin me dy vjet e gjysmë burg, për veprën penale të sulmit kundër personit zyrtar, edhe pse prokuroria nuk dëshiron që Sekiraça të dalë nga burgu.

Por, Ligji për Amnisti ia amniston atij këtë vepër penale, sepse Sekiraça nuk i ka shkaktuar personit zyrtar lëndim trupor, apo vdekje, siç precizohet në ligj.

Brenda 30 ditësh, sa është afati ligjor, sipas Ligjit për Amnisti, Sekiraça ishte dashur të lirohej nga burgu i Dubravës, ku po qëndron nga shtatori i vitit të kaluar, kur edhe u ishte dorëzuar autoriteteve të EULEX’it, shkruan gazeta.

Mobi Casa

“Nga 30 tetori e këndej, ai mund të lirohet në çdo kohë”, citon gazeta fjalët e avokatit të tij, Bashkim Nevzatit.

Nga ana tjetër, prokuroria është ngutur që ta shfrytëzojë afatin ligjor dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për Sekiraçën, me dyshimin se ky i fundit ka organizuar dhe porositur vrasjen e policit Triumf Riza, më 30 gusht 2007.

EULEX ndërkaq nuk është prononcuar fare për Sekiraçën, pos që ka konfirmuar mbajtjen e një seance dëgjimore.

“Nesër do të mbahet një seancë dëgjimore me Enver Sekiraçën në burgun e Dubravës”, ishte përgjigja e shkurtër e misionit dhënë gazetës.