Fundamenti

Ligji i shkruar bukur, por me telashe në zbatim

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Proceset gjyqësore në Kosovë shpesh marrin epilog interesant. Kjo për shkak se Ligji për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, teorikisht vlerësohet i mirë, por praktikisht i pazbatueshëm.

Avokati Tomë Gashi këtë ligj e cilëson si ‘teori të thatë në letër’. Ai thotë se në teori ky ligj është shumë i mirë, por në praktikë nuk ka gjetur shumë zbatim.

Hidromorava

“Kemi ligj të mirë, por i cili shumë pak është zbatuar dhe shumë pak ka pasur sukses”, thotë avokati Gashi.

Ai pretendon se Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve ka gjetur zbatim vetëm te rastet kur Misioni i EULEX-it ka qenë i interesuar për ndonjë çështje. “Përndryshe ka dështuar totalisht”, thotë ai (Tribuna).