Fundamenti

Ligji i ri pritet të rregullojë çështjen e mungesës së librave në gjuhën shqipe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Medvegjë/Beograd – Ministri i arsimit i Republikës së Serbisë, Sërrgjan Verbiq, ka bërë të ditur se Ligji i ri mbi tekstet mësimore është në përpilim e sipër. Sipas tij, ky ligj do të rregullojë më mirë çështjen e botimit të librave në gjuhët e pakicave kombëtare si dhe çështjen e mungesës së librave në gjuhën shqipe.

Në takimin e zhvilluar dje në Beograd me krerët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, Verbiq citohet të ketë thënë se zgjidhja e çështjeve të hapura në arsim para së gjithash duhet të jetë në interes të nxënësve dhe në përputhje me ligjin. Ai ka theksuar se është e rëndësisë së madhe çështja e arsimimit të nxënësve në gjuhët e pakicave kombëtare.

Uji Dea

Krerët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, në takim kanë njoftuar ministrin me problemet me të cilat përballen në fushën e arsimit në këtë rajon. Në takim është diskutuar edhe për funksionimin e papenguar të këshillave shkollorë si dhe për librat të cilat mungojnë në gjuhën shqipe.

Ju rikujtojmë se për shkak të mungesës së librave në gjuhën shqipe në fillim të vitit shkollor 2013/2014 është protestuar në shkollat fillore dhe të mesme shqipe në Preshevë dhe Bujanoc, me moton “Ora pa libra”. Arsyja për këtë protestë ishte konfiskimi i librave në shkollën fillore në fshatin Raincë, ku sipas shpjegimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, janë konfiskuar 5.060 libra me arsyetim se nuk kanë pasur dokumentacionin adekuat përcjellës. (mepress.info)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.