UBT

Ligji i ri i bën me status të ri punëtorët shëndetësorë

/ 2 minuta lexim

Prishtinë – Me fuqizimin e Ligjit për shëndetësi do të ndryshohet organizimi dhe përgjegjësia në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), e cila tani do të thirret Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKU). Në bazë të këtij ligji, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, pritet të formojë bordin i cili më pas do të jetë përgjegjës për shëndetësinë sektoriale e terciare.

Pas kësaj do të përzgjidhet drejtori i përgjithshëm për qendrën terciare dhe më pas bordet ekzekutive të shërbimeve kombëtare, të cilat do të përfshijnë rreth 22 linja. Ligji i Shëndetësisë përfundimisht sqaron pozitën juridike të punëtorëve shëndetësorë. Ata do të jenë shërbyes publikë. Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se ligji do të krijojë më shumë pavarësi në menaxhim.

“Sistemi shëndetësor iu kthehet profesionistëve. Të gjithë nëpunësit në këtë shërbim trajtohen si nëpunës publikë dhe jo më si pjesëtarë të shërbimit civil, që nënkupton të punësuarit si pjesëtarë të administratën shtetërore, “ citon rtk Aganin.

Mobi Casa

Përveç kësaj do të bëhet edhe kategorizimi i punëtorëve shëndetësorë. Ata do të vlerësohen dhe paguhen në bazë të performanës së tyre, thotë kirurgu Mehmet Maxhuni.

“Ekemi tash edhe kategorizimin e operacioneve, se nuk janë të njëjta operacionet. Për shembull, një kirurg i cili udhëheq së bashku me ekip një operacion të përmasave regjionale ose mbiregjionale, do të vlerësohet si i tillë dhe do të shpërblehet si i tillë. Deri më tani ka qenë një padrejtësi e madhe, si ai i cili dje ka mbaruar specializimin dhe si një kirurg i cili është afër specializimit janë paguar njëjtë”, tha ai për Radio Kosovën.

Ministri i Shëndetësisë Agani pritet që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të procedojë draft-statutin e Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës për miratim. (koha)