GRANDEMALL

Ligji i Pagave, Albulena Haxhiu nuk e mohon mundësinë që koeficienti të jetë nën 120 euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ende nuk dihet se sa do të jetë koeficienti bazuar në Ligjin e Pagave.

Në një bashkëbisedim me pyetje-përgjigje në rrjetin social Instagram, Haxhiu ka thënë se është duke u bërë kategorizimi i vendeve të punës.

“Ende nuk dihet sa do të jetë koeficienti, sepse është duke u bërë kategorizimi i vendeve të punës”, ka shkruar ministrja e Drejtësisë.Ndryshe, Projektligji për Paga është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 22 dhjetor të vitit të kaluar.

FIDANISHTJA

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, është deklaruar Bekim Kupina këshilltar për Media i Zyrës së Presidentit.

Pas dekretimit nga presidentja, ligji publikohet në gazetën zyrtare dhe një muaj më pas hyn në fuqi.

Për këtë ligj ishte paralajmëruar se do ta dërgonin në Gjykatë Kushtetuese. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, kishte thënë se në rast se me Ligjin për Paga parashihet ulja e pagave për gjyqtarët do t’i shikojë të gjitha mundësitë që këtë ligj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.Po ashtu, mbi 30 sindikata e organizata e kanë kundërshtuar ligjin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.