Mobi Casa

Ligjet që kushtëzojnë liberalizimin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Institucionet e Kosovës për më pak se tre muaj duhet të plotësojnë edhe disa kritere teknike, si dhe të miratojnë nëntë ligje që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Më pas Ministrisë së Integrimeve Evropiane i hapet rruga t’ia dërgojë Komisionit Evropian, raportin për përmbushjen e kritereve për heqjen e vizave.

Njëri prej ligjeve më të rëndësishme në këtë proces është Ligji për përgjimet elektronike, ndërsa sfida tjera janë edhe finalizimi i procedurave të prokurimit për certifikata të reja, demarkimi i kufirit me Malin e Zi, miratimi i Rregullores për Sistemin Informativ për Evidencë Penale dhe futja në funksion e këtij sistemi, e miratimi i Rregullores për Menaxhim të Programit të Riintegrimit. Drejtuesit e Ministrisë së Integrimeve Evropiane janë shprehur të bindur se këto punë do të kryhen shpejt. Ndërkohë që anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane janë shprehur skeptikë.

Hidromorava

“Sa u përket këtyre kushteve, shumica prej 9 ligjeve janë votuar në Qeveri, si Ligji për Avokatin e Popullit, Ligji për Barazi Gjinore, Ligji kundër diskriminimit, si dhe së fundi është votuar edhe Ligji për Përgjime të Telekomunikimeve i cili ishte pjesë e përgjegjësisë së Ministrisë së Integrimit. Shumë shpejt edhe 4 ligje të fushës së Gjyqësorit do të procedohen në Qeveri dhe kjo do të kompletojë përmbushjen e obligimeve legjislative nga udhërrëfyesi”, ka thënë zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.