UBT

Ligjet e kontestueshme bllokojnë Marrëveshjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria ka përcjellë në Kuvend pesë ligje që burojnë nga Marrëveshja e 19 prillit. Kuvendi nuk e ka miratuar një ligj, tri të tjera i ka miratuar, por u është kontestuar kushtetutshmëria nga një grup deputetësh dhe vetëm një është në proces të rregullt për të hyrë në fuqi. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se Serbia po e përdor si alibi këtë situatë, për të shtyrë shpërbërjen e strukturave ilegale të sigurisë.

Ka dështuar të hyjë në fuqi secili ligj i ri apo ndryshim ligjor i sponsorizuar deri tash nga Qeveria, e që derivon nga Marrëveshja Kosovë- Serbi, e mbërritur më 19 prill në Bruksel.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka thënë gazetës se këtë situatë Serbia është duke e përdorur si alibi për të mos iu përmbajtur afateve të vëna për planin zbatues të marrëveshjes.

Uji Dea

“Natyrisht se në çdo takim pas arritjes së marrëveshjes është kërkuar një informim për implementimin e saj dhe procesi i shpërbërjes së strukturave ilegale, dhe sidomos i integrimit në strukturat tona është vonuar me këtë justifikim”, ka thënë Kuçi.

“Është e vërtetë se këto çështje paraqesin mundësi për justifikim, për shtyerje të implementimit të marrëveshjes nga pala serbe. Por secili ka vërejtur përkushtimin tonë për ta respektuar marrëveshjen dhe të gjitha palët e dinë se ne jetojmë në një shtet demokratik ku duhet të respektohen procedurat ligjore e kushtetuese në secilin rast, e edhe kur kemi të bëjmë me marrëveshje”./Indeksonline/