Uji Dea

Ligjëratë e ministrit Kuçi në Vjenë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vjenë – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot mbajti një ligjëratë në Shoqatën Austriake për Politikë të Jashtme dhe Kombe të Bashkuara.

Në ligjëratë, në praninë e shumë ish – ambasadorëve të Austrisë dhe miqve të Kosovës, studentëve e profesorëve, ministri Kuçi foli për prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe për sundimin e ligjit si prioritet në veçanti.

Në fjalimin e tij, Kuçi i dha rëndësi të veçantë reformës së sistemit juridik që ka kaluar dhe po kalon Kosova, përfshirë këtu atë të sistemit Gjyqësor e Prokurorial dhe kompletimit të legjislacionit që Kosova po bën në përputhje me kriteret bashkëkohore Evropiane.

ARKATANA

Ministri foli gjerësisht për bashkëpunimin e institucioneve të drejtësisë me EULEX-in dhe institucionet tjera të BE-së përmes proceseve integruese, si dhe ambiciet e Kosovës për integrim të plotë në BE. “Përmes procesit të integrimit në BE, Kosova synon të përmirësojë dukshëm standardin e jetesës së qytetarëve të saj, përfshirë këtu sundimin e ligjin, ekonominë e zhvilluar dhe sigurinë. Procesi i integrimit në BE do të shërbejë si ideal i Kosovës dhe kosovarëve për të luftuar dukuritë negative dhe për ta çuar vendin drejt zhvillimit”, tha ministri Kuçi.

Me tej, Ministri Kuçi përmendi sundimin e ligjit në veri të vendit si sfidë e veçantë, për të cilën kërkohet bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare, BE-në, SHBA-të e NATO-në. Këtu, Ministri theksoi mirënjohjen dhe rëndësinë e qëndrimit të unifikuar që vendet e BE-së dhe SHBA-të po mbajnë drejt integritetit të pacenueshëm territorial të Kosovës. Duke shprehë mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm të Austrisë në proceset më të rëndësishme për Kosovën,

Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi bëri thirrje për një rol të mëtejshëm aktiv të Austrisë brenda BE-së dhe OKB-së, thuhet në komunikatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.