Fundamenti

Ligjbërja, në kthetrat e oligarkëve

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Praktika e plotësim – ndryshimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës, që procedohen çdo mandat nga qeveritë që ndërrohen, është bërë një sëmundje kronike, e cila assesi nuk po gjen shërim. Ekspertët e kësaj fushe, deputetë apo ish-deputetë konsiderojnë se krejt ky proces ligjbërës po manipulohet, i ndikuar nga mafiopolitika dhe mafio-oligarkët, sepse nuk ka ligj që nuk kalon së pari në sitën e mafisë, e pastaj del në seanca parlamentare.

PROCESI LEGJISLATIV, LARG INTERESIT TË PUBLIKUT

“Synimi final i gjendjes së tillë është interesi qeveritar për të mos u aplikuar aktet ligjore, ngase situata e tillë është e volitshme për abuzime dhe spekulime, të cilat, sikundër dihet, në vendin tonë, mjerisht, janë të ndryshme dhe të shumta”, tha prof. Riza Smaka

Klanet mafioze përshtatin ligjet për interesat e tyre

Uji Dea

Praktika e plotësim- ndryshimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës, që procedohen çdo mandat nga qeveritë që ndërrohen, është bërë një sëmundje kronike, e cila assesi nuk po gjen shërim. Ekspertët e kësaj fushe, deputetë apo ish-deputetë konsiderojnë se krejt ky proces ligjbërës po manipulohet, i ndikuar nga mafiopolitika dhe mafio-oligarkët, sepse nuk ka ligj që nuk kalon së pari në sitën e mafisë, e pastaj del në seanca parlamentare. Me këtë veprim po e pësojnë qytetarët në radhë të parë dhe bizneset e ligjshme e të palidhura me politikën, të cilët me këto ligje ku mbrohen interesat mafioze dhe të pazbatueshme realizojnë vetëm interesat e biznesit dhe politikës kriminale, por jo edhe të publikut. “Ndryshimet e ligjeve shpesh kuptohen edhe si përshtatje me klanet e parapolitikës që vijnë në pushtet. Në anën tjetër, kemi raste ku miratohen ligje po nuk zbatohen, si dhe raste ku ligjet me vite gjuhen si top futbolli KuvendQeveri”, tha deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën. Prof. Muhamet Kelmendi, njohës i fushës së legjislacionit, thotë se është një pako e tërë ligjesh që po plotësohen e ndryshohen varësisht nga ndikimi i grupeve të ndryshme oligarkike të interesit, madje duke filluar nga ligji bazik kundër krimit dhe korrupsionit, shtylla kryesore e shtetit ligjor, që është Kodi Penal i Kosovës, shkruan gazeta Kosova Sot.

Mafiozët kontrollojnë shtetin

Sipas Kelmendit, janë dy grupe informale, të cilat po e udhëheqin Kosovën në skenën politike, grupi politik dhe grupi ekonomik. “Grupi politik i jep grupit ekonomik mbrojtje juridike dhe faktike, ndërsa grupi ekonomik e financon kryesisht atë politik. E tërë puna e tyre në këto vite që i lamë këndej shkon në interesin e tyre”, tha Kelmendi. Sipas tij, janë vetëm dy rrugë të mundshme për të bërë ndryshime dhe për të shpë- tuar vendi nga kjo lidhje kriminale. E para është përmes reformave të thella në të gjitha segmentet e institucioneve të shtetit dhe në politikë, kurse e dyta, nëse nuk funksionon e para, rrugë demokratike, është rruga e përmbytjes së pushtetit me demonstrata dhe me protesta. “Pa ndryshime në skenën politike, duke i mënjanuar mafiozët e ndryshëm, të cilët janë pasuruar dhe e kanë kapur shtetin dhe nuk po e lëshojnë, kurrë nuk do të kemi veprime ekonomike të mbështetura në ligjin e tregut dhe të një ekonomie të interesave të shtetit dhe të masave të gjëra popullore”, tha prof. Kelmendi për “Kosova Sot”.

Edhe prof. Riza Smaka thotë se çështja e manipulimit të ligjeve për grupe të caktuara të interesit është bërë një problem në vete dhe nuk po stabilizohet për vite të tëra. “Qeveria, legjislativit i propozon akte ligjore teknikisht, terminologjikisht dhe përmbajtësish të dobëta, e si të tilla vështirë aplikohen në praktikë. Nga praktikat administrative e gjyqësore shprehen vërejtje referuar mangësive ligjore të tilla. Disa vërejtje të tilla shndërrohen në projektamendamente, por gjatë shqyrtimit prapë mbase nga malevolenca ndryshohen dhe si të tilla miratohen. Synimi final i gjendjes së tillë është interesi qeveritar për të mos u aplikuar aktet ligjore, ngase situata e tillë është e volitshme për abuzime dhe spekulime, të cilat sikundër dihet në vendin tonë, mjerisht, janë të ndryshme dhe të shumta”, tha prof. Smaka./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.