FIDANISHTJA

Lidhur me zgjedhjet parlamentare…!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nga Bilall Maliqi – Partitë politike në Luginë të Preshevës duhet t’i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm në Serbi. Ka shumë arsye për bojkot, duke u nisur nga padrejtësitë e panumërta që po iu bëhen popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës, nga moslejimi i përdorimit të flamurit kombëtar, moslejimit të teksteve nga Republika e Shqipërisë dhe nga Kosova, shkyerja nga regjistrat civilë të shqiptarëve në Medvegjë, por edhe në Bujanoc, mos nostrifikimi i diplomave të arritura në fakultetet e Republikës së Kosovës, largimin e gjyqit nga Presheva, terminalit, bankave, shërbimin kadastral, mospunësimi i të rinjve shqiptar në bazë të strukturës së popullatës, investimet 0% etj.

Nisur nga ky pikëvështrim partitë tona politike duhet të unifikohen, për t’i bojkotuar zgjedhjet dhe për t’ia bërë me dije shtetit se nuk ka klimë të mirë për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Shtrohet pyetja: Çfarë bëri deputeti popullor për këtë mandat dhe çfarë bënë edhe dy deputetët paraprakë?! Nuk është me rëndësi për popullatën tonë vetëm pjesëmarrja në zgjedhje dhe të sigurohen një apo dy rroga deputetësh, por çfarë në të vërtetë mund të bëjnë ata, dhe përgjigjja është e qartë ASGJË.

Prandaj kur jemi në prag të vazhdimit të dialogut Prishtinë -Beograd, duhet shtruar kjo çështje e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare. Të kërkohet reciprocitet me deputetët serbë në Kosovë, të cilët i kanë të rezervuar 10 mandate dhe po luajnë rol kyç në parlament, pra edhe ne duhet t’i kërkojmë bile 5 vende të rezervuara. Për t’i paraqitur problemet e shqiptarëve të Luginës nuk është i vetmi vend ku duhet të shtrohen, (sepse) po këta që me ligje na kanë diskriminuar nuk i marrin parasysh këto probleme.

UBT

Bujanoci është bërë qendër e misioneve të huaja, aty mund të adresohen problemet tona. Prandaj duke u nisur nga ky pikëvështrim, them se duhet bojkotuar këto zgjedhje, për t’i hapur rrugë bisedimeve të liderëve të politikës së Luginës me palën serbe, për ta gjetur një shteg për dalje nga kjo katrahurë katastrofale politike…!

Bilall Maliqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.