Eko Higjiena

Lidhjet Rajonale të futbollit në përkrahje të presidentit Agim Ademi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lidhja Rajonale e futbollit në Gjilan në krye me kryetarin e saj, Malazog Hoxha, ka bërë të ditur se të gjitha Lidhjet Rajonale të futbollit në Kosovë, i japin përkrahje presidentit të FFK-së, Agim Ademi, që edhe më tutje të jetë president i FFK-së.

Mobi Casa

Në njoftimin e Lidhjeve Rajonale të futbollit nga shtatë Lidhjet sa gjinden në Kosovë, në komunikatën e tyre thuhet:
Shtatë Lidhjet Rajonale të Futbollit pas komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet veti kanë marrë vendim që të dalin në përkrahje të hapur ndaj presidentit Agim Ademi, i cili po sulmohet padrejtësisht me trillime të llojllojshme nga portale dhe njerëz që kanë për synim ta destabilizojnë futbollin e Kosovës dhe ta kapin njërin prej institucioneve më kredibile dhe që po na bën krenar me sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare. Lidhjet Rajonale të Futbollit rikonfirmojmë edhe njëherë tjetër mbështetjen e fuqishme për presidentin Agim Ademi dhe do t’i qëndrojnë afër deri në përfundim të betejës së tij për ta zbardhur drejtësinë. Prandaj, si LRF i japim përkrahjen e pa rezervë presidentit Agim Ademi dhe së bashku do të vazhdojmë punën në realizimin e objektivave të FFK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.