Uji Dea

Lidhja e Norës me Robertin në krizë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ajo është kthyer në sex-simbolin e Kosovës këto vitet e fundit, edhe për shkak të guximit në ndryshimet drastike të look-ut, fotove të nxehta dhe klipeve sensuale.

Paralelisht me karrierën e saj muzikore, mediat rozë kanë komentuar lidhjen shumëvjeçare me Robert Berishën, shumë i njohur në Kosovë për bizneset e suksesshme të club-eve të natës.

Burime të afërta të tyre kanë pohuar se lidhja e këngëtares 26-vjeçare Nora Istrefi me muzikantin Robert Berisha ka pësuar krisje, pas një konflikti mes tyre.

ARKATANA

Edhe pse zënka në çift ka pasur edhe here të tjera, kjo është hera e parë që ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi edhe pushimet i kanë bërë të ndarë. Një person i afërt i çiftit ka pohuar se Nora në Dubai nuk ka qenë në shoqërinë e Robertit, por me motrën e saj dhe një mikeshë.

Këngëtarja shihet të jetë e shoqëruar vetëm nga motrat kohët e fundit në Prishtinë, qoftë kur shkon të relaksohet në ndonjë pishinë.

Edhe vitin e kaluar çifti u tha se kishte kaluar një krizë, por që nuk shkoi deri në ndarje. Ndërkohë që në një intervistë që Nora dha për gazetën “Panorama“, në dhjetor të vitit të kaluar, pohoi se edhe pse po bashkëjetonte me Robertin, nuk ndihej e sigurt për zyrtarizimin e lidhjes me martesë, pasi e konsideronte një hap që duhet ta mendonte mirë”./Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.