Fundamenti

Lidershipin kosovar ndërkombëtarët e tërheqin për hunde

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Politika kosovare, për gati dy dekada të qeverisjes së vendit, qoftë në fazën e parë nën administrimin ndërkombëtar, qoftë tani pas shpalljes së pavarësisë, asnjëherë nuk është treguar e gatshme të bëjë ndonjë punë të dobishme për qytetarët dhe shtetin pa presionin e fortë të miqve ndërkombëtarë në Prishtinë.

VASALITETI MBETET I THELLË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

As një dekadë shtet nuk mjaftoi për vendimmarrje

Politika kosovare, për gati dy dekada të qeverisjes së vendit, qoftë në fazën e parë nën administrimin ndërkombëtar, qoftë tani pas shpalljes së pavarësisë, asnjëherë nuk është treguar e gatshme të bëjë ndonjë punë të dobishme për qytetarët dhe shtetin pa presionin e fortë të miqve ndërkombëtarë në Prishtinë.

Politikanët kosovarë kanë qenë dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite që të jenë në varësi të ndërkombëtarëve, pa asnjë iniciativë të tyre të vetme serioze dhe veprojnë vetëm ndërkombëtarët e rrisin presionin e fuqishëm ndaj tyre. Sipas analistëve politikë, kjo politikë, ndonëse e degraduar, por edhe kjo Qeveri e freskuar me Haradinajn nuk është në gjendje dhe nuk kërkon që vetë ta bëjë reformën në drejtësi përmes ligjit të “Vetting”-ut, dhe përmes ligjit të dekriminalizimit të bëjë vetë- pastrimin e të inkriminuarve në të gjitha institucionet e shtetit, apo përmes ligjit të ri zgjedhor ta çojë përpara edhe reformën zgjedhore, por pret vetëm kohën kur ndërkombëtarët do të vihen në aksion për të detyruar këta politikanë, kryesisht të inkriminuar, të bëjnë punët e tyre, e të cilat do të duhej t’i bënin pa kurrfarë presioni vetë si burrështetas, që fatkeqësisht edhe nuk janë.

Kriminalizimi i klasës politike

FIDANISHTJA

Analisti politik Ali Hertica thotë se ky hezitim e futjes së këtij lidershipi në reforma kaq të thella, të cilat do të ishin edhe forcim i shtyllës kryesore që ka të bëjë me rendin e ligjin, për forcimin e demokracisë dhe transparencës ndaj qytetarit, është diçka e frikshme, sepse jetëgjatësia e tyre gati dy dekada në pushtet ka bërë që klasa politike të tejkriminalizohet. “Rrugëtimi i kësaj kaste politike deri më tani, në jetën institucionale, ka treguar se këta liderë nuk janë të gatshëm të marrin asnjë nismë serioze për zhvillimin dhe thellimin e reformave të gjithmbarshme në shoqëri dhe shtet. Të gjithë jemi dëshmitarë për një iniciativë, e cila ishte për ligjin antimafia, i sponsorizuar nga shoqëria civile dy mandate më parë, i cili u finalizuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, por sharra hasi në gozhdë, pasi shkoi në zyrën ligjore të Qeverisë së Kosovës, në Ministrinë e Drejtësisë”, u shpreh ai. “Gjithashtu, kemi pasur edhe dy tentativa për zhvillimin e reformës zgjedhore, për ndarjen e vendit në zona zgjedhore dhe zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit të vendit, por edhe këtë proces e ka dështuar kjo kastë politike, pasi nuk ka pasur presion ndërkombëtar. Tani, kur në Shqipërinë fqinje e kemi aktuale çështjen e dekriminalizimit dhe të ‘VETTING’-ut, por klasa politike në Kosovë nuk po e sheh me simpati një proces të tillë për ta marrë vullnetshëm për model zbatimi edhe në Republikën e Kosovës”, vijoi më tej Hertica.

Pasojat e mosreformimit partiak

Analisti politik Blerim Burjani këtë mosveprim e ndërlidh me mungesën e reformave brendapartiake dhe mosndryshimin e skenës politike të vendit as edhe për një për qind për gjithë këto vite të demokracisë së brishtë kosovare. “Politika kosovare nuk ka ndryshuar aspak, e mos të flasim për më shumë. Është për të ardhur keq, sidomos tani, kur ndonëse kemi edhe kërkesa të vazhdueshme nga faktori ndërkombëtar, po vazhdohet me neglizhencë të madhe dhe mosveprim në futjen e procesit të reformave substanciale”, theksoi ai. “Klasa politike kosovare akoma po sillet sikur asgjë nuk mund ta detyrojë të veprojë jashtë interesit të saj të lidhur me dukuritë negative dhe kundër krimit të organizuar që është bërë sëmundje kanceroze e kësaj shoqërie. Sidoqoftë, sinjalet tani po vijnë të qarta. Kosova nuk është dhe nuk do të jetë më shtet i përkëdhelur nga ndërkombëtarët. Prandaj, tash edhe ka filluar haptas një rezistencë ndaj qasjeve reformatore e të tjera”, potencoi Burjani. Sipas tij, kjo klasë politike e pareformuar nuk mund të ofrojë asgjë më tepër se ku jemi tani, nëse nuk ka presion më të madh nga jashtë. “Skena politike dhe institucionet asgjë nuk kanë ndryshuar, ka mbetur niveli i njëjtë i të menduarit politik, inati, përftimi, egoizmi, gjithkush për vete për të përfituar, familjarizimi, nepotizmi, gjithçka ka vërshuar këtë kategori njerëzish të papërgjegjshëm, dhe tash është ngufatur skena politike dhe nuk po lë hapësirë as për alternativa të tjera politike”, tha Blerim Burjani.

Liderë kemi, por jo burrështetas

Analisti Mustafë Kadrijaj thotë se liderët kosovarë që nga pas lufta kanë treguar që realisht edhe nuk kanë kapacitet intelektual dhe moral të sillen si burrështetas. “Faktori ndërkombëtar, konkretisht ambasadat e huaja, duke parë një sjellje aspak largpamëse të politikanëve kosovarë, të cilët asnjë hap nuk e bëjnë pa përfitim material dhe në mënyrë jo ligjore, e shfrytëzon situatën dhe i detyron të bëjnë edhe veprime të tjera, duke i shantazhuar me afera korruptive liderët politikë, ju bëjnë edhe presion që liderët kosovarë të nënshkruajnë deri edhe marrëveshje në dëm të interesit të Kosovës, marrëveshje nga të cilat, disa prej tyre, po i vuan qytetari kosovar edhe me izolim pothuajse total”, u shpreh ai. Sipas Kadrijajt, kjo kastë politike është mësuar të veprojë vetëm me shkopin ndërkombëtar në qafë. ” Është për të ardhur keq se në çfarë gjendje është niveli politik në Kosovë, që asnjë punë nuk mund ta bëjnë derisa nuk iu bëjnë presion Ambasada Amerikane dhe ajo Angleze. Pra, fillimisht po shihet që nuk po mund të krijohen as institucionet pa presion, edhe marrëveshjet parazgjedhore po bëhen me ndikim të këtyre ambasadave, edhe ato paszgjedhore, edhe emërimi i ministrave dhe zëvendësministrave nuk bëhet pa miratim ose preferencë të këtyre dy ambasadave”, ka pohuar Kadrijaj.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.