ARKATANA

Lideri i “Intelektualëve”: Do ta pushtojmë Podujevën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Tifozët janë ata që gjithmonë futbollin e bëjnë sportin numër një në botë, një gjë të tillë e kanë vërtetuar edhe tifo klubi “Intelektualët” e Dritës, duke përkrahur klubin e tyre e cila po i prin valles së tabelës së klasifikimit në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja në mes Llapit e Dritës e cila zhvillohet të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, për “Intelektualët” është ndeshja më e rëndësishme në këtë. kampionat të futbollit të Kosovës

Tifozët e Dritës tani e disa ditë janë duke i bërë përgatitjet që të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, të jenë në numër sa më të madh për ti përkrahur idolët e tyre.

Eco Higjiena

Lideri i “Intelektualëve”, Taulant Byqmeti, i cili tërë jetën i’a ka fal klubit të tij të zemrës, ka një porosi për ndeshjen që sipas tij është vendimtare për Dritën.
“Në mënyrë masovike do të udhëtojmë në Podujevë, gjerë më tani kemi siguruar 7 autobusë do të jemi në shkallët e stadiumit “Zahir Pajaziti” me 1000 shikues, do ti përkrahim djemtë tanë të cilët po na bëjnë krenar, do të bëjmë spektakël dhe do të dëshmojmë se jemi numër një në futbollin e Kosovës”.

Byqmeti i cili njihet si njëri ndër tifozët më të zjarrtë, ka edhe një porosi për futbollistët e Dritës.
“Kjo është ndeshje të jesh apo të mos jesh, kërkojmë nga futbollistët që ndeshjes t`i qasen me seriozitetin më të madh, të shkrijnë atomin e fundit të energjisë pasiqë kjo ndeshje për ne qartëson shumë gjëra”.

Drita gjatë 27 javëve dy herë është takuar me Llapin, në javën e 9-të në Gjilan kishte mposhtur Llapin 3-1, ndërsa në javën e 20-të, në Podujevë kishte triumfuar me rezultat 1-0./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.