Mobi Casa

Liderët s’e zgjidhin krizën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në takimin e ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga, liderët e partive politike nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ramush Haradinaj ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, përderisa kreu i partisë më të madhe në vend, Hashim Thaçi, deklaroi se lideri i AAK-së në takim as që i ka përmendur dy kauzat e opozitës: Asociacionin dhe Demarkacionin.

Takimi i liderëve të partive politike, i thirrur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje. Përpos drejtuesve të partive në koalicionin qeverisës, ftesës për këtë takim të hënën (dje) i është përgjigjur edhe lideri i partisë opozitare (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se kriza politike në vend mund të tejkalohet vetëm nëpërmjet organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.

UBT

Megjithatë, drejtuesit e partive në koalicionin qeverisës i kujtuan Haradinajt se zgjedhjet mbahen sipas afatit të rregullt, në vitin 2018.
Në takimin e ftuar nga presidentja nuk kanë marrë pjesë drejtuesit e dy partive tjera opozitare, Visar Imeri nga Lëvizja “Vetëvendosje” e as Fatmir Limaj nga “Nisma për Kosovën”.

Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar./zeri/