FIDANISHTJA

Liderët politik po e stopojnë reformën zgjedhore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përderisa Kosova është në periudhën e zgjedhjeve lokale, reforma zgjedhore është harruar nga subjektet politike. Një ndër shkaktarët se pse kjo ka mbetur nën hije, sipas ish kryetarit të Komisionit për Reformë Zgjedhore, Haki Demolli është edhe marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Spektri politik më shumë ka qenë i fokusuar në bisedat që janë zhvilluar me Serbinë dhe në proceset e ndërsjella me të. Për mendimin tim ajo ka qenë më ndikuesja që në njëfarë forme, të lihet nën hije reforma zgjedhore”, tha Demolli.

Në anën tjetër, Shqipe Pantina, anëtare e Bordit Ekzekutiv të KDI-së, thotë për Radio Kosovën se reforma zgjedhore është tërësisht në dorë të shefave të partive politike.

“Janë liderët politik ata që po e stopojnë reformën zgjedhore, duke i bërë llogaritjet për hesapet e tyre. Mendoj se reforma është më shumë peng i interesave të ngushta të disa liderëve politik”, tha Pantina.

FIDANISHTJA

Sipas Pantines, zgjidhja e vetme e nyjës që e ka lidhur reformën zgjedhor është kthimi i saj në Kuvend.

“Reforma Zgjedhore patjetër se duhet të kthehet në Kuvend sepse aty e ka vendin, është bërë shumë punë e sidomos e komisioneve parlamentare për të arritur deri te reformimi”, tha Pantina.

Pantina, po ashtu thekson se liderët politikë po presin edhe rezultatet e zgjedhjeve lokale në mënyrë që të dinë se çfarë lloj të sistemit zgjedhor të aplikojnë më pas në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.