Liderët institucional e partiak të Anamoravës urojnë për muajin e Ramazanit
Gjilan – Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, që është njëra ndër festat më të rëndësishme myslimane, besimtarët i kanë uruar Qemajl Mustafa, Shaip Surdulli, Bajrush Ymeri, Nexhmedin Arifi, Refik Halili, Gradimir Mikiq, dhe liderët politik Rexhep Kadriu, Zenun Pajaziti, Omer Daku, Lutfi Haziri etj.
Të gjithë kryetar e Komunave të Anamoravës kanë uruar përfaqësuesit e Bashkësive Islame në komunat e tyre derisa kanë uruar që ky muaj të jetë muaj i solidaritetit njerëzor.
Në urimin e e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, drejtuar Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan si dhe gjithë komunitetit të këtij besimi, thuhet se Ramazani është muaj i sakrificës dhe i sprovës së shpirtit, është muaj i solidaritetit njerëzor dhe i përkushtimit të njeriut ndaj Krijuesit.
Përmes agjërimit, njeriu tregon dashurinë dhe sinqeritetin e tij ndaj familjes, ndaj shoqërisë dhe ndaj rrethit ku jeton.
Uroj që këtë periudhë ta kaloni në paqe, mirëkuptim e mirësi të ndërsjellë si dhe në tolerancë me besimet tjera thuhet në urimin e Mustafës.
Edhe Shaip Surdulli ka uruar besimtarët e Kamenicës dhe kudo që ndodhen ata duke uruar për një muaj të lehtë e human.
Nexhmedin Arifi kryetar i Vitisë ka uruar të gjithë besimtarët duke ju uruar atyre agjëirm të lehtë e të dinjitetshëm.
Bajrush Ymeri kryetar i Artanës ka uruar besimtarët mysliman duke uruar që për këtë muaj të mbizotërojë paqja e hareja në të gjitha familjet tona.
Urime kanë dërguar edhe Refik Halili nga Komuna e Kllokoti dhe Gradimir Miqik nga Komuna e Ranillugut.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan Sylejman Osmani ka uruar të gjithë besimtarët duke uruar që ky muaj të jetë i lehtë dhe i pranueshëm për të gjithë.
Kurse në urimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, thuhet se nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaji i paqes dhe sakrificës. Gjatë këtij muaji, urojmë që të mbizotërojë paqe dhe solidaritet dhe të dëshmohet përkushtimi dhe angazhimi shpirtëror dhe fizik i të gjithë besimtarëve myslimanë, thotë kryetari Kadriu.
Kryetari Kadriu, ndër të tjerash ka thënë se ky muaj, i cili konsiderohet si më i shenjti për të gjithë besimtarët myslimanë, njëherit është edhe muaji i vlerave, tolerancës, respektit, sakrificës dhe ofrimit të ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë, prandaj ai ka bërë thirrje për dashuri në mes të njerëzve dhe gatishmëri për të ndihmuar njëri-tjetrin./rajonipress/

