Eko Higjiena

Liderët ‘historikë’ po koriten historikisht

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Njohësi i çështjeve politike, Dukagjin Gorani, e ka akuzuar lidershipin e Kosovës për qasjen ndaj shtetit dhe komunitetit serb. Ai ka thënë për ‘Epokën e re’, se qeveritë e Kosovës dukur i përqeshnin përfaqësuesit serbë, Nenaq Rashiqin dhe Petar Militiqin, ndërsa tani duhet t’i durojnë Aleksandar Jabllanoviqin e Branimir Stojanoviqin me deklaratat e tyre kundër shqiptarëve dhe Kosovës.

“Ja ku ndodhemi sot: duhet t’i mbushim rrugët tona me protestues, të ndjehemi të fyer për shkak të disa rrugaçëve serbë, sidomos për faktin se liderët tanë ‘historikë’ vendosen të koriten historikisht për shkak të dëshirës për pushtet”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Gorani ka deklaruar se Mustafa e Thaçi e dinë se me shkarkimin e Jabllanoviqit dhe Listës Serbe është edhe fundi i qeverisë.

Duke i parë zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë, Gorani vitin 2015 e ka vlerësuar vit të trazirave. /Telegrafi/