Mobi Casa

Liderët e vjetër në garën e re

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Tre kandidatët për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj nga koalicioni PDK-AAK-“Nismë”, Avdullah Hoti nga koalicioni LDK-AKR-“Alternativë” dhe Albin Kurti nga “Vetëvendosje”, paraqesin tri figura të ndryshme politike, si në personalitet, ashtu edhe në bagazhin e tyre politik.

Njohësit e çështjeve politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni konsiderojnë se dallimet midis kandidatëve për kryeministër më shumë janë individuale sesa në programet që ata përfaqësojnë.

Gjatë analizës së tyre ata konsiderojnë se në garën për kryeministër ka kandidatë dinamikë, profesionistë që kontribuan në luftë e që njihen për protesta të shumta. Megjithatë, ata thonë se të tre kandidatët kanë gjasa për ta fituar postin e të parit të ekzekutivit.

UBT

Analisti politik nga Kosova, Imer Mushkolaj, ka vlerësuar se tre kandidatët për kryeministër të Kosovës janë të ndryshëm edhe për nga personaliteti, edhe për nga qasja e tyre.

Dinamik, profesionist e teknokrat, janë këto tri epitetet me të cilët Mushkolaj përshkruan tri figurat që pritet të garojnë për postin e të parit të ekzekutivit. “Janë tre kandidatë të ndryshëm nga njëri-tjetri edhe për nga karakteri, edhe për nga qasja në politikë. Haradinaj është parë gjithnjë si dinamik dhe në opinion konsiderohet si politikan që e mban fjalën.

Hoti është profesionist i fushës, teknokrat dhe i qetë. Ndërkaq Kurti në opinion shihet si njeri i aksionit dhe mbrojtës i parimeve të tij”, ka deklaruar Mushkolaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.