Eko Higjiena

Liderët e Preshevës (s’) janë gati për takimin me Daçiqin në Beograd

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Preshevë -“Në Beograd do të bisedohet për kërkesat e shtruara të krerëve shqiptarë të dërguara kohë më parë qeverisë serbe, por në këtë takim nuk do të bëhet fjalë për regjistrimin e jashtëzakonshëm të popullsisë”, ka deklaruar shefi i TK-së, Zoran Stankoviq, njofton “Presheva jonë”.

Në vigjilje të takimit të përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, më 10 tetor, në Beograd për të biseduar për kërkesat e shtruara të krerëve shqiptarë të dërguara kohë më parë qeverisë serbe, kryetari i Trupit Koordinues për Luginë të Preshevës, Zoran Stankoviq, në një konferencë shtypi, mbajtur të hënën, në Bujanoc, theksoi se në këtë takim, nuk do të bëhet fjalë për regjistrimin e jashtëzakonshëm të popullsisë.

Pas dështimit të parë të takimit mes kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, në takimin e radhës që është paraparë të mbahet më 10 tetor, në Beograd , sipas Zoran Stankoviq, shef i Trupit Koordinues për Luginë të Preshevës, Daçiqi në Beograd do të takohet me të gjithë liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Ndërkaq, i pyetur se në këtë takim a do të jetë temë e bisedimeve edhe regjistrimi i jashtëzakonshëm i popullsisë në tri komunat e Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), Stankoviq ka thënë se Daçiq dhe liderët shqiptarë nuk do të bisedojnë për këtë temë, mirëpo ka shtuar se kjo temë qëndron dhe se duhet të përcaktohet numri i banorëve në këtë tri komuna.

“Përfaqësuesit shqiptarë, kryeministrit të Serbisë do t`ia përcjellin kërkesat e tyre në lidhje me zgjidhjen e problemit në arsim, shëndetësi, siguri, si dhe përfshirjen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në organet shtetërore”, ka deklaruar shefi i TK-së, Zoran Stankoviq, duke shtuar se “këtë dokument qeveria e Serbisë e ka miratuar dhe shërben si platformë për bisedimet me liderët shqiptarë”.

Eco Higjiena

Stankoviq, në fund ka thënë edhe se “në takimin e Daçiqit dhe përfaqësuesve shqiptarë nga Lugina e Preshevës do të bisedohet edhe lidhur me fillimin e bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë dhe qeverisë së Serbisë në të cilën do të përfshihen 13 ministritë e qeverisë që janë kompetent për zgjidhjen e çështjeve që kërkojnë shqiptarët në kërkesat e tyre”.

Do theksuar se prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi, në një deklaratë dhënë ditë më parë për “Presheva jonë”, ka deklaruar se “çdo çështje që ka të bëjë me interesin e përgjithshëm të shqiptarëve, vendimin do ta marrin të gjithë liderët shqiptarë së bashku, dhe do t`i propozojnë Kuvendit të Shqiptarëve të Luginës qëndrimin e tyre dhe se për këtë vendim asnjë lider politik nuk mund të vendos vet”.

Arifi, gjithashtu ka kërkuar nga përfaqësuesit shqiptarë të Luginës, që në bisedimet me Beogradin zyrtarë të jenë unik dhe të kenë qëndrim unikal.

Kurse, bazuar në burimet shqiptare, ato bëjnë të ditura se në këto bisedime do të marrin pjesë gati se e gjithë struktura politike e Luginës; Riza Halimi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Jonuz Musliu, Skender Destani, Shaip Kamberi dhe Galip Beqiri./Metali Krasniqi/preshevajone/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.