United Hospital

Liderët e Preshevës kërkojnë perkujdesje më të madhe nga Tirana dhe Prishtina, sikur Serbia ndaj Veriut

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Të hënën më 23 mars do të mbahet në Tiranë mbledhja e dytë e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë. Mbledhja do të jetë e hapur për mediat, dhe do të organizohet në Pallatin e Kongreseve. Liderët e Luginës së Preshevës nga ky takim kanë kerkuar nga kreu i qevrisë Rama dhe Muftafa-Thaci një përkujdesje më të madhe për Kosovën Limdore, sikur Serbia që e bënë për veriun e Kosovës.

Krahas lavdëratave, nuk kanë munguar edhe kritika në adresë të qeverisë së Prishtinës dhe Tiranës nga ana e autoriteteve dhe publicistëve të Luginës së Preshevës për krizën në këto vise të banuara shqiptare përballë regjimit serbë që po ballafaqohet viteve të fundit me politika diskriminuese dhe spastrimet etnike. Presheva apelon tek dy qeveritë që të shpëtojnë Luginën e Preshevës !

Kështu kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” ka kërkuar një angazhim më të madh të Qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare për vëllezërit e tyre në Kosovën Lindore, kur e dinë mirëfilli se në cfare situate gjenden. Sipas tij, kur Serbia kujdeset për veriun e Kosovës, atëhere pse qeveria e Mustafës-Thacit dhe Ramës t’mos kujdeset për Luginën e Preshevës, aq më tepër kur një gjë e tillë garantohet në kushtetutat e këtyre dy vendeve”.

Musliu ka kërkuar nga Prishtina dhe Tirana “nëse Moska përkujdeset dhe e kërkon Krimenë, Tirana dhe Prishtina duhet të kërkojnë Luginën e Preshevës”. Por më tej ka ironizuar dy qeveritë shqiptare, duke thënë: “Lugina nuk ka sikur Krimeja qeverinë ruse, por ka qeveri puse…“.

KKVITI

Një perkujdesje më të madhe për Luginën e Preshevës ka kërkuar edhe lideri i BDL-së, njëherit nënkyretarir i komunës së Preshevës Skender Destani. “Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës dashurinë dhe angazhimin e tyre për Luginen e Preshevës duhet ta deshmojnë jo me fjalë, por me vepra konkrete..” ka thkesuar Destani për “Presheva Jonë”

Ndërsa, sipas pubLicistit preshvaR Nehat Hyseni duke përshëndetur mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, që do të mbahet më 23 mars 2015 në Tiranë dhe i urojmë sukses në heqje të barrierave të panevojshme administrative e politike midis dy shteteve dhe marrje të vendimeve të rëndësishme në të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë, por dhe të të gjithë shqiptarve, kudo që janë.

Andaj, apelojmë që edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e cila është tejet e rrezikuar dhe aktualisht paraqet komunitetin më të diskriminuar në Europë”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.