RCCOLA

Liderët e Luginës së Preshevës i dua në Prishtinë bashkë e jo një nga një !

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci, ka pritur sot në një takim përfaqësues të shoqatës së shqiptarëve nga Kosova Lindore “VATRA”, me seli në Gjilan, të kryesuar nga nënkryetari Gani Shaqiri, njofton “Presheva jonë”.

LDD e shqetësuar me politikën diskriminuese serbe dhe mos unitetin e lidershipit në Luginën e Preshevës

Mysafirët e kanë njoftuar kryetarin Daci, me qëllimet e shoqatës “VATRA”, me angazhimet e tyre në drejtim të realizimit të tyre, si dhe me vështirësitë në të cilat kanë hasur.

Ata kanë kërkuar që edhe çështja e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve të cilat do të zhvillohen mes Prishtinës dhe Beogradit. Po ashtu është kërkuar edhe një mirëkuptim më i madh i Institucioneve të Kosovës, qofshin ato qendrore apo lokale për realizimin e të drejtave themelore të shqiptarëve të Luginës që tashmë jetojnë në Republikën e Kosovës. LDD e shqetësuar me politikën diskriminuese serbe dhe mos unitetin e lidershipit në Luginën e Preshevës.

RCCOLA

Liderët e Luginës së Preshevës i dua në Prishtinë bashkë e jo një nga një !

Kryetari i LDD-së ka kërkuar ekuivalencë të plotë të të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me të drejtat që do tu ipen serbëve në veri të Kosovës.

Kryetari Daci ka kritikuar edhe mos unitetin e subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës. LDD-ja po ashtu mbështet kërkesat e drejta për Universitet, në shërbimet civile që i jepën popullatës dhe të gjitha të drejtat që garantohen nga e drejta ndërkombëtare” kur serbët me 3 për qind në Kosovë kanë universitet dhe më pak numerikisht se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, pse edhe shqiptarët etnike të Luginës së Preshevës t’mos kenë universitetin e vetë në gjuhën amtare..” ka theksuar akademik Daci.

Rreth vizitës së tij eventual në Preshevë apo ndonjë takim me liderët këtyre viseve në Prishtinë akademik Nexhat Daci për “Presheva jonë” ka deklaruar se “Në Bujanoc shkojë vetëm atëherë kur liderët do të jenë unik, të përqafuar njeri me tjetrin. Liderët e Luginës së Preshevës i dua në Prishtinë bashkë, e jo një nga një !”