ARKATANA

Liderët e Luginës kërkojnë reciprocitet: Duam status të njëjtë sikur veriu i Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, mund t’i hapë rrugë krijimit të autonomie territoriale për komunat shqiptare në jug të Serbisë, shkruan agjencia e ruse e lajmeve “Sputnik”.

Udhëheqësit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu dhe Ragmi Mustafa, në një intervistë për “Sputnik”, kanë thënë se ata do të kërkojnë reciprocitet, transmeton lajmi.net.

Musliu ka thënë se do të koordinohen me Prishtinën dhe Tiranën për të kërkuar reciprocitet në raport me të drejtat që serbëve u jepen në Kosovë.

Ai ka thënë se të drejta të njëjta do të duhet t’u jepen edhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke iu shmangur përgjigjes nëse me këtë po nënkuptonte autonomi për këtë pjesë të territorit të jugut të Serbisë.

Musliu ka thënë se të njëjtat kompetenca që përmes Asociacionit u jepen serbëve në arsim, gjyqësi dhe polici, “kërkojmë edhe për shqiptarët në Luginë”.

HW

“Nëse serbëve u jepet autonomi në Kosovë, pse e njëjta të mos na jepet edhe neve”, ka thënë Musliu.

Musliu, i cili aktualisht mban pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, dhe dikur ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërmarrjes së masave të tjera, nëse kjo kërkesë e tyre nuk realizohet.

“Ne fillimisht do t’i japim prioritet dialogut, por nëse përmes kësaj nuk arrihet, atëherë shohim për masa tjera”, ka thënë ai.
Qëndrim të njëjtë mban edhe Ragmi Mustafa. Ai thotë se kjo kërkesë nuk është diçka e re.

Sipas tij, shqiptarët e jugut të Serbisë, që nga fillimi i negociatave të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, kanë kërkuar që ajo çfarë do t’u jepet serbëve në Kosovë, e njëjta t’u jepet edhe shqiptarëve në Serbi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.