Libri shkencor i autorit Burim Dërmaku përkthehet në 8 gjuhët kryesore botërore
Autori Burim Dërmaku ka shkruar në profilin e tij në Facebook që tani libri i tij shkencor është përkthyer në 8 gjuhët kryesore botërore dhe tani botimet e përkthyera gjenden në të gjitha tregjet më të mëdha botërore si : Amazon, MoreBooks, Hachette, Barnes&Noble, Lightning Source, Ingram, Baker & Taylor, Matthews Medical, NACSCORP, Bertrams, si dhe në të gjitha tregjet tjera më të mëdha botërore.
Mjafton të shënoni Burim Dërmaku në Amazon, MoreBooks etj dhe i gjeni të gjitha botimet. Libri është me titullin: Ndikimi i faktorëve makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë 2007-2019.
Libri në gjuhën Angleze ka qenë në të gjitha tregjet ndërkombëtare që nga Shtatori, por tani mund ta gjeni edhe në gjuhet tjera, pra të përkthyer në hiç më pak se 8 gjuhë kryesore botërore dhe është financuar 100% për të gjitha shpenzimet për : botimin, distribuimin, marketingun dhe tani edhe përkthimin në 8 gjuhët më të njohura botërore nga Akademia Lambert “Lambert Academic” me fondacionin e saj në Gjermani dhe me shtrirje në Evropë dhe në të gjithë botën./rajonipress/