Libri me vështrime me një këndvështrim publicistik e letrar
Gjilan – Botimi i ri me vështrime me titull “Vështrime letrare” të autorit Nijazi Ramadanit. Nijazi Ramadani dhe, me këtë përmbledhje shkrimesh për dhjetë veprat e tij, ky krijues për 40 vjet krijimtari ka bërë një lloj sprove për artin letrar e publicistikë. Ditë më parë, shkrimtari autori dhjetë veprave Nijazi Ramadani, doli me veprën më të re me vështrime letrare me titull “Vështrime letrare”. Është kjo një vepër modeste me vështrime dhe me kritika.
Vepra e N. Ramadanit tregon pikëpamjet e autorit në fushën e kritikës letrare, e cila fushë e letërsisë është e vështirë, ku edhe dëshmon një njohje të thellë teorike-letrare.
Autori, Ramadani, pos krijimtarisë së botuar në poezi, prozë, së fundi po merret edhe me sprova të tjera të artit letrar. Ai, kohës së fundit ka filluar të merret edhe me vështrime letrare e publicistikë, ku, herë pas here, këto përpjekje letrare i ka botuar në të përditshmet tona.
Në fillim të veprës, N. Ramadani bënë fjalë për veprën: “Vargje hyjnore”të autorit Z. Fazliut, , mandej për veprën “Me sytë e ëndjes” të autores Linditë Ramshi, “Përtej harrimit” të Mexhit Mehmetit”, “Modernizmi dhe univerzaliteti” të A. Canajt, “Copëzime kohore” të Sabit Rrustemit etj.
Vepra e autorit bën fjalë vështrimet në prozë, si janë: “Kalorësi i Karadakut” të Ibrahim Kadriut, “Një ëndërr e këputur” të Zejnullah Halilit, “Shpalosje psikologjike” të B. Mehmetit, “Dashuri pa kufij” të Sh. Kadishanit, “Qiriu në erë” të Osman Behlulit, dramat: “Miti dhe realiteti” prej dr. B. Baliut, dy drama të Mexhit Mehmetit, kritikë dhe publicistike; Veprat e Nuhi Ismajlit, “Epika popullore” prej M. Misinit, “Fillimet e barazisë gjinore” të B. Gërbeshit, “Elena Gjika” të B. Gërbeshit. “Hasan Alia…” R. Asllanit, “Reflektime dhe realitete” të Izmi Zekës, “Lufta për Trepçën” të D. Dautit etj.
Vrojtues i mprehtë arteve: qoftë letrarë apo të arteve të tjera, ku më shumë bëjnë fjalë për romanin, poezinë e artin pamor, pikturat, e më pak i qasen artit të krijimit dhe procesit të thurjes dhe përbërjes. Kjo gjë është fare e qartë dhe evidente, për faktin se, në letrat tona është më pak e prezantuar dhe më pak vështruar nga studiuesit të fushave të ndryshme e jetës.
Në anën tjetër, të paktë janë ata vështrues që i qasen kësaj “pune”, ngase është një punë më “delikate”, më e vështirë se ta vështrosh një përmbledhje me poezi apo roman.
Për artin letrar dëshmon se ka një qasje krejtësisht tjetër të trajtimit letrar. Janë disa kritere që dalin nga vetë ai, duke e shpërfaqur aty për aty me autorë artist të fjalës që e lërojnë tekstin letrar dhe atë teorik letrar, si: Nuhi Ismajli, Begzad Baliu, ku janë vlerësimet e para rreth botimeve. Dhe, vështruesi do të jetë ai që të ketë njohuri për letrat, botimet, subjektin letrar shkencor dhe publicistikë, dhe me fare pak për atë “angazhim” publik sipas vrojtimeve të lexuesit dhe autorit. Kjo bënë që ai të shtroi çështjet e një spektri të gjerë, dhe jo vetëm të prezantoj shkrim- vështrimi informativ, por ai vështrim të jetë më i përafërt mes autorit lexuesit dhe pasioneve për letrat.
Sikundër kritika letrare që është produkt i mendjes së tij të pjekur që është edhe gjinia më e vështirë e shkrimit, por edhe e realizimit të saj, po ashtu edhe vështrimet janë më të thella e të vështira dhe trajtohen më mund e njohje të gjithanshme në këtë drejtim.
Kësaj here po të bëhet fjalë për poetin, shkrimtarin, krijuesin e publicistin, Nijazi Ramadanin, i cili brenda një kohe të shkurtër na doli me këtë libra për artin letrar. Ky është njëri nga vështruesit e “jetës” publike nga një këndvështrim publicistik e letrar, dhe me të tillë publikime, edhe ka dalë shpeshherë me shkrime nëpër revistat e gazetat e përditshme shqipe, si dhe jashtë në revistën ARS të Tiranës, revistën panevropiane Haemus të Bukureshtit, Gazeta “Pelegrin” dhe “Athina”.
Kjo punë e tij pëlqehet edhe adhurohet nga lexuesit dhe teorikët e artit. Më parë ishin disa nga përcjellësit e kësaj “jete” të artit, por tash me një përkushtim të denjë po e bën N. Ramadani, një letrare e publicist nga Gjilani. Siç e dimë, ai herë pas herë ka botuar shkrime nëpër gazetat tona për krijimtari letrare në poezi, prozë, por edhe sot këtë gjini e përcjell për mes editimeve të herëpashershme te SHB “Rrjedha”, si dhe të shtojmë edhe këtë se, ai njëherit është edhe krijues i gjinive tjera të tjera letrare.
Po ashtu, Nijazi Ramadani ka botuar këndvështrimet letrar artistike “ Vrojtime artistike”, Rrjedha, 2006 Gjilan, veprën tjetër” Qasje tjetër për skenën”( recensione, kritikë, ese për teatrin dhe dramën, si dhe pritet të dalë nga shtypi me librin poetik “Imazh i ngrirë”(roman), fitues i Çmimit ishte i nderuar laurat “Art-Penda nga Klubi i Artistëve, gazetarëve dhe shkrimtarëve “Rrjedha” në Gjilan dhe, tani së fundi, laureohet me “Çmimin e parë” për kritikë letrare”Kadmus” në Athinë dhe në vendin e tretë në prozë (2006). Gjer tani ka botuar tetë vepra letrare dhe publicistike.
Kohës së fundit e ka botuar librin me “Vështrime letrare”, që është një angazhim i duhur në këtë aspekt. Nijazi Ramadani ia ka hyrë punës në pasqyrimin e pjesëve letrare dhe dramatike me vështrime jo aq të gjata, por të shkurta, të cilat lexohen lehtë nga lexuesi e artdashësit në përgjithësi. Ky krijues ka bërë njëlloj sprove 120 në artin letrar, ku pas krijimtarisë letrare, kryesisht Ramadani merret me problemet e teatrit, dramës, botime ekspozitave por, nga një herë atë e shohim duke u marrë edhe me shkrime të tjera letrare, publicistike, kulturore dhe poli-tike. Është autor i shumë shkrimeve jo vetëm letrare, por edhe i vështrimeve të ndryshme për librin, teatrin, shfaqjet skenike e të tjera.
Veprimtaria e tij është e pasur me këto vepra: “Dheshkronjë Arbëri” – (përmbledhje me poezi), “Jeta e Re” Prishtinë, (1995), “”Imazhe kohe” (poezi) 2008, libri me trajtesë historike dokum-entare dhe politike: “Kosova dhe vetëvendosja”, Rrjedha, Gjilan, (1998), “Një qasje në teatër”, (2004), Gjilan, Libri më i ri i këtij autori është “Vrojtime artistike” (2007), të botuar nga edicionit “Rrjedha” në Gjilan edhe romanin “Imazh i ngrirë” 2012.
Po këtu N. Ramadani i ka të bot-uar, pos disa veprave në nivel të sferave të tjera, edhe disa nga veprat letrare nga fusha të ndryshme të “jetës” e letrare skenike teatrale, si: vështrime kritike, publicistikë etj. Libri ”Vështrime letrare”, përfshin në vete një sërë shkrimesh me një këndvështrim të veçantë për librin, krijuesit e fushave të ndryshme dhe veprat e tyre, kryesisht për disa nga veprat e realizuara gjatë viteve të kaluara në rajon të Gjilanit dhe më gjerë.
Në aspektin e analizave, recensioneve dhe eseve që i ka bërë autorit Ramadanit, janë shkrimet të cilat më herët janë të botuar në gazetat shqipe, në mënyrë të veçantë, Ramadani, i shpërfaq në shkrimin e tij të zhanrit eseistik me titull debatues e kritikë në të cilat autori i ka përmbledhur si në një tekst që e hap librin “flet” për letrar dhe studiuesi, si janë: ”Kafeneja ballkanike: e autorit studimet e Begzat Baliut, Bahtie Gërbeshi, veprat letrare të Lumnije Thaçi- Halili, proza e Shqipe Kadishanit, veprat e Nuhi Ismajlit, S.Rrustemi, Avdush Canajt, Z. Fazliut, R.Azemi, 121 B.Mehmeti, etj. Autori, N. Ramadani, në shkrimet e tij, ka të “rrëfyer” edhe përbërësit e tekstit si Krijuest e Kosovës juglindore, pos tjerave vihen në spikamë ndër ato realizime të radhitur në një këndvështrim analizues, kritikë e eseist.
Autori disa nga preokupimet e tij thelbësore për artin, i thotë në këtë libër, përkatësisht e paraqet ashtu si është e paraqitur para publikut nga autori dhe shikimi i lexuesit artdashës. Në një mënyrë të veçantë, ai ka paraqitur ashtu si e ka përjetuar vetë letrat e botuar së fundi dhe në disa raste me një tonë kritikë dhe vlerësues por, këtë përjetim e thotë tash me një shkrim publicistik të zhanrit eseistik me titull debatues e kritikë se ”Vrojtime artistike”(2006). “Çështjet e gjuhës së shkruar dhe të folurit në veprat e botuara”, ku në këtë aspekt e këndvështrim konciz dhe përmbajtësor. Shkruan pë poetikën e Beqir Musliut, përvijon me “ Shkrimtarin e buzëqeshjeve”(Zejnullah Halilin), vjen dhjetë vjet pas vdekjes së tij, i dalë për shkrimtarin Zejnullah Halili, Ramadani merret edhe me librin tjeter, të paraqitura në përmbledhjen “Epika popullore në vargje e Gjilanit”, të autorit mr. Misin Misini.
Po, ashtu prezanton edhe veprën letrare të dhe kjo është cilësuar nga Ramadani si nevojë kohe e mbarështimit nga një debati me lexesin, në çështjet e gjuhës letrare dhe artistike, edhe një “grimë” kritikë për librin si dhe për komunikimin me lexuesin dhe trininë autor-botues-lexues. Kjo ia vlen për një qasje të vërtetë të kësaj natyre në ndërtimin e një strukture letrare e krijuese të suksesshme në jetën tonë të përditshme artistike.
Pos tjerave, në libër të autorit vihen në spikamë ato realizime të radhitura në një këndvështrim analizues- kritikë e eseistikë: ku bie edhe libri i publicistit dhe studiuesit, Daut Dautit, “Lufta për ‘Trepçën’ ( sipas dokumenteve britanike), vlen ta përmendin me këtë rast , frymëzimi i autorit dhe motivi, janë si pjesë më e thjeshtë e fillimit të bërjes së subjektit të një vepre arti, që artistit i shërben si organizuese e saj, ku një nisëm që përshkon ndjenjat, emocionet, duke filluar mbi bazat e krijimit, mënyrën dhe format e krijimit që është një thyerje meditative kohe, apo një lexim racional i veprës. Këto trajtesa që janë në mes të përbërësve të tyre bëjnë shpalosjen e artit letrar dhe artistik. Kështu, disa nga temat që dalin nga ky libër që ndahet në 23 njësi të integruara në mes veti në katër kapituj (poezi, prozë, dramë dhe studime shkencore.
Në këtë vepër, autori në fjalë ka tubuar disa recensione apo vështrime për librat e trajtuara. vepra e autorit është një arritje shkrimore rreth librave të krijuesve tanë, të cilët, në një formë a tjetër, kanë lënë gjurmë me poezi, tregim, prozë të gjatë apo me ndonjë trajtesë tjetër letrare./rajonipress/


