GRANDEMALL

Libri i Enver Sadikut fuqizon dëshmitë e provave për padrejtësitë që u janë shkaktuar shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Libri i Enver Sadikut i titulluar “Gjilani me rrethinë gjatë luftërave Ballkanike 1912- 1913” nga njohësit e historisë është cilësuar si një fuqizim i provave për padrejtësitë që u janë shkaktuar shqiptarëve në përgjithësi dhe atyre të rrethinës së Gjilanit në veçanti, para një shekulli.

Enver Sadiku tashmë ka nxjerr në dritë librin e tij të parë të titulluar : “Gjilani me rrethinë gjatë luftërave Ballkanike”. Libri pos që është punuar teknikisht mirë, përmban material të bollshëm dhe interesantë për zhvillimet e asaj kohe.

Hulumtimi dhe trajtimi shkencor i problemit të shtuar në librin e Enver Sadikut paraqet një përpjekje për të ndriçuar rezistencën e armatosur të shqiptarëve të rajonit të Gjilanit me rrethinë.

Hidromorava

Në vlerësimet e tyre për librin recensentët Aliriza Selmani e Fitim Rifati kanë thënë se autori ka arritur të ekspozojë një tablo realiste në angazhimin mobilizues të shqiptarëve të kësaj ane në mbrojtje të tokave të tyre nga ushtria serbe. “Me gjithë qëndresën heroike në Luftërat Ballkanike, shqiptarët e këtyre trevave përjetuan dhunë e gjenocid nga pushtuesi serb, fakt të cilin autori ka arritur ta dokumentojë me të dhëna të qëndrueshme të mbështetura në burime e ilustrime relevante të panjohura deri më sot” thuhet në vlerësimin e recensentëve.

Recensentët kanë konstatuar se libri i Enver Sadikut jo vetëm që rrumbullakohet me anë të prurjeve të reja, por njëkohësisht qartësohet, rivendoset e zgjerohet horizonti i njohurive për këtë çështje dhe fuqizohet dëshmia e provave për padrejtësitë që i janë shkaktuar shqiptarëve në përgjithësi dhe atyre të rrethinës së Gjilanit në veçanti, para një shekulli.

Ndryshe të shtunën, me datë 16 janar, në ora 12:00, në ish- sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit (ndërtesa e administratës). Promovohet libri “Gjilani me rrethinë gjatë Luftërave Ballkanike 1912 – 1913”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.