Hidromorava

Librat për Luginën në vlerë prej 110 mijë eurosh do të “kalben” në një depo

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministria e Arsimit e Kosovës është detyruar që librat për shqiptarët e Luginës së Preshevës t’i vendosë në një depo në Komunën e Gjilanit, pasi që autoritetet serbe i ndaluan në kufi për një periudhë gjashtë mujore. Depoja e cila ndodhet në kufirin me Serbi, sipas MASHT, do t’i mbrojë nga dëmtimi deri në ridërgimin e tyre në destinacionin e përcaktuar – Luginën e Preshevës.

Shteti serb ka vendosur që librat e Ministrisë së Arsimit të dhuruara si donacion për shqiptarët e Luginës së Preshevës t’i kthejë mbrapsht. Kjo ka detyruar palën kosovare që librat me vlerë 110 mijë euro t’i vendosin në një depo në Komunën e Gjilanit.

Ministria e Arsimit në përgjigjet për Express ka thënë se librat do të qëndrojnë aty deri në ridërgim.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me qëllim të ruajtjes nga dëmtimi (meqënëse përgjatë kësaj periudhe kanë qëndruar në Terminalin Doganor), ka vendosur ti rikthej në një depo të sigurt e cila siguron kushte të mjaftueshme për mbrojtjen nga dëmtimi, në afërsi të kufirit me Serbinë, respektivisht në territorin e Komunës së Gjilanit deri në ridergimin e tyre në destinacionin e përcaktuar”, thuhet në përgjigjen për Express.

United Hospital

Sipas kësaj Ministrie gjithçka është kryer sipas procedurave ligjore, por autoritetet serbe nuk kanë treguar gatishmëri përkundër faktit se çështja është diskutuar edhe në dialogun Kosovë- Serbi.

“Në respekt të procedurave ligjore doganore të autoriteteve tona dhe atyre serbe, kemi dërguar këto tekste për herë të parë në rrugë zyrtare, mirëpo edhe përkundër kryerjes së obligimeve ligjore, këto tekste për një periudhë disa mujore janë ndaluar nga autoritetet serbe dhe të njëjtat i janë nënshtruar vlerësimeve të përmbajtjeve të tyre. Edhe përkundër trajtimit të kësaj çështjeje në nivel të dialogut në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe zyrave ndërlidhëse respektive dhe zotimeve të palës serbe për mospengimin e dërgimit të këtij donacioni, fatkeqësisht autoritetet serbe nuk kanë treguar gatishmëri për lejimin e përdorimit të tyre” , thuhet në vijim.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në fillim të vitit shkollor 2015/16 ka dërguar një donacion tekstesh shkollore falas për nevojat e nxënësve shqiptar të Luginës së Preshevës, me vlerë rreth 110.000 mijë euro./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.