GRANDEMALL

Libra të Rinj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I bazuar në mbi dyzet intervista të kryera brenda një periudhe dyvjeçare, si dhe në bisedat me familjarë, miq e kundërshtarë, Biografia e gjeniut Steve Jobs, është ndër librat më të shitur që prej publikimit të tij të parë, më 26 tetor të vitit të kaluar.

Libri i biografit, ish-presidentit të CNN dhe ish-kryeredaktorit të revistës Time, Walter Isaacson, që është autorizuar nga vetë “babai i Apple”, i cili vdiq më 5 tetor 2011, tashmë vjen edhe në shqip. Botimi voluminoz për Steve Jobs ishte planifikuar që të prezantohej gjatë vitit 2012, megjithëse u publikua më herët për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të Jobs. Isaacson sjellë një kronikë të jetës së luhatur, bashkë me fotografi dhe sekrete të shumta këtij personaliteti gjenial, emri i të cilit paraqet njëlloj simbolike të teknologjisë së shekullit 21.

Gjeo-politokologu francez, Pascal Bonifas, është botuar javën e kaluar në shqip. Në studimin e tij “Si ta Kuptojmë Boten”, Bonifas, që mbetet një personalitet kontrovers i jetës publike franceze, shtjellon politikën e sotme dhe liderët evropianë.

Mobi Casa

Ndërkaq, në gjininë e librave psikologjikë, javën e kaluar u publikua edhe njëri ndër librat që nga gazeta ‘The New York Times’ konsiderohet si bestseller. I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri “Të Marrësh Dashurinë që e Do”, është njëlloj doracaku për çiftet, gjegjësisht për ndërtimin e një marrëdhënieje të shëndoshë, nën përkujdesjen e doktorit amerikan, Harville Hendrix.

Filozofi i njohur britaniko-austriak, Carl Popper, vjen në shqip me dy studimet e tij më të mira të shekullit 20. Në veprën “Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e Saj” Popper shpalos mendimin e tij liberal nëpërmjet dy vëllimeve: “Magjia e Platonit” dhe “Hegeli e Marksi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.