UBT

Libra shqip në Panairin e Gjenevës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga data 1 deri 5 maj 2013 në sallonin e ekspozitave “PALEXPO” të Gjenevës do mbahet Panairi i Librit dhe i Shtypit.Në këtë panair do të marrë pjesë me një stendë edhe “Botimpex” nga Shqipëria, agjenci e njohur për eksport dhe importit të botimeve.

„Botimpex“ do të ekspozojë libra të ndryshëm letrarë, historikë, kulturorë, fjalorë e metoda të mësimit të gjuhëve, libra për fëmijë, libra njohës për Shqipërinë, libra shkollorë, etj. Ata janë pergjithësisht libra të rinj e të pëlqyer të autorëve shqiptarë e të huaj si : Ismail Kadare, Kristo Frashëri, Martin Camaj, Kostë Cekrezi, Diana Çuli, Elvira Dones, Mehmet Elezi, Bashkim Shehu, Alfred Papuçiu, Moikom Zeqo, Ilir Ikonomi, Ardian Vehbiu, Blendi Fevziu, Adelina Mamaqi, Gaqo Bushaka, Erida Bega, Elida Buçpapaj, Oliver Schmit, Franc Nopca, etj. Në mesin e tyre një vend të rëndësishëm zënë librat e botuar në kuadër të 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Gjatë ditëve të panairit në stendën e “Botimpex” do të jenë të pranishëm edhe shkrimtarja e njohur Besa Myftiu dhe poeti i ri nga Kosova, Ndriçim Ademaj.

Ata do të prezantojnë librat e tyre të enjten me 2 maj dhe të shtunën me 4 maj nga ora 17 deri ora 19, ku do të zhvillojnë takime e biseda me lexues dhe do të rezervojnë për ta libra me dedikim.

FIDANISHTJA

„Ka mjaft arsye për ta vizituar stendën e “Botimpex”. Atje do të gjeni libra për vete, fëmijët dhe miqtë tuaj, do të keni mundësi të vendosni kontakte për të pasuruar bibliotekat tuaja me libra në vijimësi, do të mund të merrni informacione për gjëra që ju interesojnë nga fusha e botimeve“, thuhet në një njoftim agjencisë për eksport-importit të botimeve nga Shqipëria, “Botimpex” .

Përveç tjerash në njoftim thuhet se botimet në gjuhën shqipe kanë shënuar rritje cilësore të ndjeshme. Realizimi i tyre është pothuajse në nivel evropian nga pikëpamja e tematikës, vlerave, përmbajtjes, nivelit, sasisë, paraqitjes etj.

„Ndaj dhe jemi të sigurt se librat që do të ekspozohen do të justifikojnë interesimin tuaj, do t’iu përgjigjën nevojave tuaja dhe do t’iu vijnë për shtat shijeve tuaja si dhe të qytetarëve jo shqipfolës. Pra ju ftojmë ta vizitoni panairin dhe ta shijoni sa më tepër atmosferën festive që krijon libri“, tha Edvin Bega nga Botimpex.

Stendën e “Botimpex” në Panairin e Librit në Gjenevë do të gjeni në rreshtin F 639.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.