Uji Dea

Liberalizimi “përshpejton” ndjekjen e peshqve të mëdhenj

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Lufta e deritashme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk e ka bindur BE-në, shkruan sot Koha Ditore.

Angazhimin e institucioneve në përmbushjen e kritereve që dalin nga Udhërrëfyesi për liberalizim të vizave, posaçërisht ndjekjen e rasteve të profilit të lartë në krim të organizuar dhe korrupsion, Ministria e Integrimit Evropian e ka përmbledhur në një dokument 8 faqesh, por i cili nuk ka arritur ta bindë Komisionin Evropian për heqjen e vizave.

Aty tregohet për databazën e krijuar prej 50 top-rasteve të krimeve serioze, ku përfshihen zyrtarë të lartë, ish-ministra, ish-kryetarë komunash dhe drejtues të kompanive publike.

UBT

“Deri tani janë shënjuar nëntë raste të korrupsionit tek zyrtarët e lartë dhe vlera e aseteve që mund të jetë subjekt i konfiskimit vlerësohet 13 milionë euro”, shkruan në dokument.

Por BE-ja kërkon më shumë rezultate konkrete

http://koha.net/?id=27&l=90040