UBT

Liberalizimi nuk varet nga Zhbogari, vitin e ardhshëm pa viza

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, iu ka kundërpërgjigjur përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, i cili ka thënë se nuk dihet nëse edhe vitin e ardhshëm, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm.

Sipas Çollakut, deklaratat e Zhbogarit nuk janë të rëndësishme, pasi liberalizimi i vizave nuk varet nga ai.

Çollaku në një konferencë për media, në të cilën dha detaje lidhur me raportin përmbyllës të Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave, është shprehur i bindur që në fillim të vitit të ardhshëm, Kosova do të hyjë në zonën e shengenit dhe për këtë qytetarët nuk duhet të preokupohen për zvarritjen e saj.

Ai tha se ky raport është i fundit, sepse punët janë kryer dhe të gjitha kriteret janë plotësuar qind për qind duke e arsyetuar se vlerësimet e këtyre kritereve janë bërë në muajin shtator.

ARKATANA

Çollaku shtoi se nëse dje do të vinte një ekspertë, këto tetë rekomandime kanë qenë të plotësuar por ata nuk kanë ardhur sepse vlerësimet janë bërë në muajin shtator.

“E thash, komisioneri e tha qartë që ky raport është pozitiv dhe pritet shpejtë që në fillim të vitit të ardhshëm të fillohet me punë tjera dhe këto të përfundojë”, tha Çollaku.

Sa i përket kriterit të Demarkacioni me Malin e Zi, ai tha se ai është kriter monitorues.

Ndërsa, për çështjen e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ai tha se kjo është çështje që nuk përfundon me kriterin e liberalizimit të vizave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.