FIDANISHTJA

Liberalizimi këtë vit, vështirë i mundshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, njëherësh edhe nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosjes, ka thënë për gazetën “Zëri” edhe pse Bashkimi Evropian ka konstatuar se janë plotësuar kriteret në vazhdimësi po futen kritere të reja.

“Është padrejtësi që qytetarët e Kosovës të ndëshkohen për shkak të pushtetarëve. Çështja e numrit të vogël të azilkërkuesve duhet të merret parasysh dhe duhet të përmendet në takimet lobuese”, ka deklaruar ajo.

Deputetja e Vetëvendosjes më tej ka thënë se ka filluar t’i humbë optimizmi që ka pasur për heqjen e regjimit të vizave.

Uji Dea

“Megjithatë në bazë të disa deklaratave të zyrtarëve të huaj nuk është shumë shpresëdhënëse që ka mundësi të ndodhë këtë vit liberalizimi. Duke u bazuar në disa informacione që i kemi shumë pak shtete do ta mbështesin. T’ju them të drejtën shumë më optimiste kam qenë më herët sesa që jam sot. Mbetet të vazhdohet lobimi”, ka shtuar Kollçaku.

Madje ajo ka thënë se disa shtete tani kanë filluar të kërkojnë rivlerësim për përmbushjen e disa kritereve nga ana e Kosovës.
“Në bazë të informatave që i kam, edhe disa kritere të cilat vlerësohen të përmbushura tani ka tendencë nga disa shtete që të kërkohet rivlerësim. Mirëpo nëse krahasohemi më shtetet në rajon, nuk është që ato i kanë plotësuar kriteret që i kemi përmbushur ne, por prapë ne jemi ende pa liberalizim ndërsa shtetet tjera kanë”, ka theksuar ajo.

Në fund deputetja Kollçaku ka thënë se në kriterin kryesor – që është luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit, kjo Qeveri nuk e ka treguar asnjë përparim, megjithatë ajo ka thënë se është padrejtësi nga BE-ja që të mos u jepet liberalizimi kosovarëve./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.