United Hospital

Liberalizimi i vizave shihet si shpëtim nga radikalizmi fetar

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) i ka rekomanduar Bashkimit Evropian që të punojë në mënyrë më proaktive në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në mënyrë që kosovarëve t’u jepet më shumë mundësia për ta njohur operëndimin e rrjedhimisht edhe për t’iu larguar ideve radikale fetare.

QKSS ka publikuar sot një raport për shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe Irak dhe ka bërë rekomandime të faktorët relevantë se si të adresohet ky problem.

“BE (duhet) të ketë qasje proaktive ndaj liberalizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, pasi kjo mund t’i ekspozojë të rinjtë ndaj ideve të reja dhe progresive të Perëndimit”, thuhet në rekomandimin e vetëm që i është bërë Bashkimit Evropian.

Në raport, Ministria e Arsimit rekomandohet që “të investojë fort në sektorin e arsimit”, me një fokus primar në arsimin fillor dhe të mesëm, sidomos duke përfshirë metodologjitë e të menduarit kritik në kurrikulat dhe metodat e mësimeve.

“Kjo do t’u mundësojë të rinjve, madje edhe atyre që vendosin të praktikojnë një fe të caktuar, të mendojnë më shumë në mënyrë kritike, dhe të kenë qasje më hulumtuese, kur përballen me grupet e dhunshme ekstremiste që deri tani i kanë manipuluar lehtë të rinjtë që e marrin fenë si një dogmë”, thuhet në raport.

ARKATANA

Raporti pranon ndikimin e fortë të Arabisë Saudite në prezantimin e ideve dhe praktikave më konservatore fetare dhe në përhapjen më të gjerë të tyre në Kosovë dhe rreth saj, por thotë se kjo nuk është arsyeja thelbësore ose e drejtpërdrejtë që i shtyn njerëzit drejt ekstremizmit të dhunshëm dhe grupeve ekstremiste të dhunshme në Siri.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, muajin e kaluar u tha ministrave të jashtëm të shteteve që përbëjnë koalicionin global kundër ekstremizmit se nga 195 shtetas të Kosovës sa kanë qenë të përfshirë në luftën e Sirisë dhe Irakut, tani numri i tyre ka rënë në 50.

Por raporti i QKSS ofron shifra tjera në krahasim me ato të Thaçit.

Aty thuhet se 232 kosovarë janë aktualisht duke luftuar në Siri dhe Irak krah ISIS-it, shifër që përbën numrin më të madh të luftëtarëve të huaj nga 22 shtete, qytetarët e të cilëve janë të përfshirë në luftërat në Siri dhe Irak.

Raporti gjithashtu rekomandon autoritetet kosovare se “arrestimet, burgosjet, ose nxjerrjet e njerëzve para gjyqit duhet të shmangen sa më shumë”, ndërsa preferon më shumë programe për deradikalizim dhe rehabilitimin e atyre që kthehen nga këto luftëra.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.