Hidromorava

Liberalizimi i vizave për Kosovën, eurodeputeti Mandl: Edhe unë e kam humbur durimin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, gjatë një vizite studimore në Kosovë, mbajti edhe një konferencë me gazetarë.

Mandl tha se edhe vetë ai ka humbur durimin për vonesat që po i bëhen Kosovës për mosliberalizim të vizave, ndërsa theksoi se pret që kjo të bëhet sa më parë.

“Presim me padurim që të hyjë në funksion liberalizimi i vizave nga 1 janari i vitit 2024. Kemi parë që ky proces është shtyrë disa herë, prandaj ne do të kujdesemi që ky proces të realizohet. Është vonuar e shtyrë shumë – madje edhe unë e kam humbur durimin për këto vonesa”, tha ai, raporton Klankosova.tv.

Ndërsa, parlamentari tjetër austriak, Helmut Brandstatter, tha se duhet gjetur një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe që pesë shtetet e Bashkimit Evropian ta njohin Kosovën.

Hidromorava

“Duhet të ballafaqoheni me Serbinë dhe të gjendet një zgjidhe, gjithashtu duhet të gjendet një zgjidhje me pesë shtetet tjera të BE-së që ta njohin Kosovën, si vend normal në Evropë”, u shpreh Brandstatter.

E asamblisti në parlamentin e Vjenës, Hannes Taborsky, tha se Kosovën e pret një e ardhme në mesin e shteteve të BE-së.

Kujtojmë, një ditë më parë eurodeputeti Lukas Mandl është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.