Liberalizimi i vizave, pas plotësimit të 8 standardeve

/ 1 minutë lexim

Komisioneri për Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopulos, ka bërë të ditur se Kosova ka arritur përparim të dukshëm drejt plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave.

Sipas tij, përfundimisht Komisioni evropian ka miratuar raportin e tretë dhe të fundit të Kosovës për përmbushjen e kritereve për liberalizim.

Gjithsesi sipas Avramopulos, janë mbetur edhe 8 pika të paplotësuara.

Fundamenti

“Sa më shpejt që Kosova të përmbush këto standarde, komisioni do të propozojë heqjen e vizave”, ka thënë Avramopulos.

Në këtë drejtim, ai ka bërë të ditur se ndër to, 4 pika janë kyçe.

Komisioneri për Çështje të Brendshme, Dimitris Avramopulos, gjithashtu ka paralajmëruar se në fillim të vitit të ardhshëm do të bëjë një vizitë në Kosovë. /Telegrafi/