FITORJA

Liberalizimi i vizave, Osmani: Nga 1 janar 2024 qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani reagoi sot pas miratimit të liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian.

Osmani vendimin e sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës e quajti fitore jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë.

Finale – Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari 2024 udhëtojmë pa viza
“Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme.

Uji Dea

Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj.

Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.