Liberalizimi i vizave, mision i pamundur në 2015

Në përjashtim të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, e nënshkruar edhe ajo pas premtimeve të shumta, Kosova ka kaluar edhe një vit shterp në proceset që lidhen me integrimin.
Tash e shumë vite, bazuar në fjalët e qeveritarëve, institucionet i kanë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizim vizash, por në çdo raport që vjen nga Bashkimi Evropian, një gjë e tillë del të mos jetë e vërtetë dhe që mbesin ende kritere për të përmbushur, në veçanti në arritjen e rezultateve konkrete në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë, transmeton Koha.net.
Në anën tjetër, një prej elementeve që i frikëson vendet e BE-së është edhe numri i azilkërkuesve nga Kosova, e vetëm vitin që po e lëmë pas, në vend janë kthyer 16 mijë persona, 72 % e tyre nga shteti i Gjermanisë.
http://koha.net/?id=27&l=91709