Mobi Casa

Liberalizimi i vizave: Komisioni Evropian thotë se në rast të keqpërdorimit, masa e fundit është pezullimi

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Më 1 janar 2024, i erdhi fundi pritjes disavjeçare të qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm, në zonën Schengen.Liberalizimi i vizave u bë realitet. Kjo nënkupton heqjen e kufizimit të lëvizjes, por si e drejtë ajo assesi nuk mund të keqpërdoret.

Komisioni Evropian parasheh monitorimin e lëvizjes së lirë, e madje sipas KE-së liberalizimi mund të pezullohet në rast se vendet që nuk kanë regjim të vizave në Bashkimin Evropian (në këtë rast edhe Kosova), i shkelin rregullat.Kështu tha në një përgjigje për Klankosova.tv, Anita Hipper, zëdhënëse e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme.

“Ligji i BE-së parasheh mundësinë e pezullimit ose përfundimit të përjashtimeve nga vizat në rrethanat specifike. Më 18 tetor 2023, Komisioni propozoi forcimin e mekanizmit të pezullimit të vizave duke zgjeruar bazat për pezullimin dhe forcimin e monitorimit të vendeve pa viza. Ky propozim tani po shqyrtohet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian”, tha Hipper për Klankosova.tv.

Ajo deklaroi se megjithatë pezullimi mbetet mekanizmi i fundit nga Komisioni Evropian.Hipper thotë se ky mekanizëm u prezantua në vitin 2013-të, duke pasur si qëllim kryesor, ndalimin e rritjes së migrimit të parregullt.

Eco Higjiena

Mekanizmi u rishikua më pas në vitin 2017 duke e bërë më të lehtë për shtetet anëtare të njoftojnë rrethanat që çojnë në një pezullim të mundshëm dhe duke i mundësuar Komisionit të aktivizojë mekanizmin e pezullimit me iniciativën e tij.

Komisioni mund të nxitë mekanizmin e pezullimit në rast se disa kërkesa nuk plotësohen, sa i përket përmbushjes së standardeve për liberalizimin e vizave nga vendet që kanë kaluar një dialog për liberalizimin e vizave”, theksoi ajo.

Zëdhënësja e KE-së për Çështje të Brendshme tha se Sistemi ETIA-s nuk ka hyrë ende në funksion.“Arkitektura e udhërrëfyesit të ri të sistemit të hyrjes dhe daljes do të jetë gati në vjeshtën e vitit 2024, kurse Sistemi ETIA-s do të hyjë në funksion në pranverën e vitit 2025”, tha Hipper.

Ajo shtoi se raportet e mekanizmit të pezullimit janë pjesë e monitorimit dhe detyrimit vjetor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.