ARKATANA

Libër që mbështet fëmijët në mësimin e gjuhës shqipe

/ 3 minuta lexim
United Hospital

“Kërkova këngë në gjuhën shqipe për fëmijët deri në moshën pesë vjeçe, por pa sukses”,shpjegon autorja motivin për të realizuar librin “Ne jemi të vegjël, ne jemi fëmijë”

Sebehate Ismailji-Zulfiji ka prezantuar ditë më parë në Cyrih, librin dhe CD-në me këngë dhe lojëra për fëmijë të vegjël me titullin „Ne jemi të vegjël, ne jemi fëmijë”

Me këtë rast, zonja Maya Mulle udhëheqëse e:Elternbildung CH, veç tjerash u shpreh: “Këngët për fëmijë u përkasin të gjitha kulturave. Ato kalojnë nga brezi në brez dhe posaçërisht për emigrantët/et ndërtojnë një urë me atdheun.

Sebehat Ismailji Zulfiji, një grua shqiptare që jeton në Zvicër, ka vendosur të botojë një libër me CD për fëmijë me këngë për fëmijët shqiptarë. Ajo ka përmbledhur këngë fëmijësh dhe tekste nga librat shqiptare. Tekstet janë përpunuar dhe janë pasuruar me muzikë nga profesionistë muzikorë në Maqedoni, duke u ilustruar në mënyrën më të bukur dhe duke ju përshtatur moshës për fëmijë të vegjël”.

FIDANISHTJA

Ky projekt u mundësua nga Elternbildung CH – Dachverband der Elternbildung.

Ndërsa autorja e librit dhe CD-së, Sebehate Ismailji-Zulfiji ka treguar se si i ka lindur ideja për të realizuar këtë projekt. “Si një profesioniste për nxitjen e integrimit në fushën e fëmijërisë së hershme, udhëheqëse e një grupi të fëmijëve zvarritës shqiptarë dhe ndërmjetësuese e kulturës, konstatova se një gjuhë e jetuar dhe kultivuar amtare ka domethënie të madhe. Kur fillova të merrem me temën „Nxitja e hershme”, kërkova këngë të thjeshta në gjuhën shqipe, për fëmijët deri në moshën pesë vjeçare. Por pa sukses” ka thënë ajo.

“Dhe kështu lindi ideja e këtij libri me këngë për fëmijë. Ky libër në mënyrë specifike mbështet fëmijët në mësimin e gjuhës së tyre dhe inkurajon pavarësinë. Përveç kësaj, fëmijët dhe të rriturit mund ta kultivojnë kulturën shqiptare në vendlindjen e re”, përfundon autorja e librit dhe CD-së “Ne jemi të vegjël, ne jemi fëmijë”, përfundon Sebehate Ismaili-Zylfiji

Porosia e këtij libri me CD bëhet në këtë adresë www.elternbildung.ch/aktuelles.html./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.