Uji Dea

Libër me porosi të rëndësishme për lexuesin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Vepra “KUR AGONTE DRITA”, e botuar para pak ditësh në Gjilan, është një vepër e rëndësishme e Medina Dautit dhe e letërsisë shqipe.

Në shkollën fillore “Thimi Mitko”, në Gjilan, në praninë e nxënësve, të arsimtarëve dhe të shumë prindërve, u bë provimi i veprës poetike “Kur agonte drita”, e krijueses së re Medina Dautit.

Për veprën “Kur agonte drita”, të Medina Dautit, me rastin e promovimit, folën: krijuesi Demir Behluli, profesori Nazim Shurdhani, si dhe disa arsimtarë të shkollës “Thimi Mitko”. Në fjalën e tyre, referuesit theksuan talentin e pamohueshëm krijues të Medinës, si vlerën letrare të veprës “Kur agonte drita”.

Vepra “KUR AGONTE DRITA”, e botuar para pak ditësh në Gjilan, është një vepër e rëndësishme e Medina Dautit dhe e letërsisë shqipe.

Ajo është një vepër e rëndësishme, jo vetëm pse është vepra e parë e një krijueseje të re, por pse ajo zbulon një talente të pamohueshme letrare, siç është talenti krijues i Medinës, dhe për shkak të vlerave të pamohueshme të veprës “KUR AGONTE DRITA”, e cila, që në titull, shpreh frymëzimin dhe realizimin letrar të veprës.

Leximi i veprës “KUR AGONTE DRITA”, na habit me përmbajtjen e veprës, me gjithë atë pasuri ndjenjash e mendimesh të çiltëra të një krijueseje të talentuar, na habit për formësimet e bukura, për porositë e rëndësishme për lexuesin, për kënaqësinë artistike që sjell vepra dhe gjithë atë dëshirë e respekt që zgjon vepra për jetën dhe vlerat e mëdha në jetë.

Në veprën “KUR AGONTE DRITA”, në trajta të bukura letrare lexojmë ndjenjat e mendimet e sinqerta të një krijueseje të re, e cila, me sinqeritet, ndjen, këndon dhe zbulon ndjenjat e mendimet e saj për botën dhe realitetin jetësor që na rrethon.

Uji Dea

Në radhë të parë, Medina emocionohet e frymëzohet të shkruajë për gjërat më të afërta e më të dashura të jetës – siç janë anëtarët e familjes, të cilëve ajo edhe ua kushton veprën e saj.

Nëpërmjet poezisë së saj Medina shpreh dhimbjen për vuajtjet e fëmijëve, prandaj bën thirrjen e saj që fëmijët t’i përjetojnë lumturitë jetësore dhe të mbrohen nga përjetimet e hidhura në jetë.

Kështu, në tërësi, mund të thuhet se vepra “KUR AGONTE DRITA” ka një larmi përmbajtësore – tematike.

Nëpërmjet poezisë së saj Medina shpreh mjaft porosi të rëndësishme për lexuesit. Ato porosi të saj ajo i shpreh haptazi, madje ajo kërkon që ato të jenë pjesa më e rëndësishme e vjersha të saj.

Gjuha e vjershave të Medinës, për moshën e saj, është mjaft e pasur.
Forma e vjershave është shumë e larmishme, e bërë nga vargje të gjatësive dhe e strofave të ndryshme.

Vepra “KUR AGONTE DRITA” , ka edhe mjaft ilustrime të bukura, të cilat e bëjnë veprën edhe më të pasur dhe më të vlershme artistikisht dhe më të çmuar për lexuesin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.