“Lexuesi inteligjent”, bënë një llogari matematikore, se kush udhëheq me Gjilanin?

Gjilan – Lexuesi inteligjent ka dy javë që këmbëngul t`i botohet matematika e tij që del të jetë shumë interesante. Sipas tij sektorët kryesor të këtij qyteti udhëhiqen ose menaxhohen nga njerëz që nuk kanë lidhje me qytetin e Gjilanit. Lexoni dhe kuptoni kush janë këta zyrtar e funksionar të lartë që aktualisht drejtohet komuna e Gjilanit.
“A me kesh, a me kajtën”, kështu e ka nisur rrëfimin e tij “Lexuesi inteligjent” i cili është i pasionuar pas politikës. Ka dy javë që ky lexues e ka ndërtuar strukturën udhëheqëse të Gjilanit dhe insiston ta bëjë publike.
Nga ajo që ka paraqitur Lexuesi..kuptohet që asnjë sektor apo institucion të rëndësishëm nuk e udhëheqin gjilanasit, por të ardhurit nga komunat tjera.
Lexuesi inteligjent ka dhënë këtë tabelë me emra dhe shënime përkatëse.
1. Alban Hyseni kryetar komune nga Kamenica
2. Agron Rukiqi drejtor i drejtorisë rajonale të policisë në Gjilan nga Drenasi
3. Arsim Emini drejtor i spitalit nga Vitia
4. Muhamed Suliqi drejtor në Hidromorava nga Kamenica
5. Senad Ramaj drejtor në “Eco Higjiena” nga Gjakova
6. Ragmi Hoda drejtor në KEK, Kamenicë
7. Florim Kurtishi ATK, Suharekë
8. Agim Lipovica komandant i stacionit në Gjilan nga Kamenica
Kjo listë sipas lexuesit mund edhe të zgjerohet në të ardhmen, ndërsa qytetareve gjilanas u mbetet të pajtohen ose që të vetëdijesohen urgjentisht në të ardhmen./rajonipress/