Lexojeni me kujdes: Këto janë ushqimet që duhet t’i hani gjatë Ramazanit

Iftari dhe syfyri janë shumë të rëndësishme për njerëzit që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Kjo edhe për shkakun se iftari dhe syfyri ju ndihmojnë gjatë agjërimit në ditën pasardhëse, prandaj është shumë i rëndësishëm konsumimi i ushqimit të duhur.

Por, cilat janë ushqimet që këshillohet të konsumohen në syfyr dhe iftar?

Në syfyr duhet të hani ushqim që ju furnizon me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit, si:

Pemët dhe perimet – Janë të pasura me fibra, prandaj është e rëndësishme që ju të konsumoni pemë dhe perime gjatë agjërimit. Ato e rrisin ndjenjën e të qenit i ngopur, si dhe parandalojnë kapsllëkun. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.

Oriz dhe alternativa tjera – Ushqimet me karbohidrate dhe fibra, si orizi ngjyrë kafe dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.

Mish dhe alternativa tjera – Mishi i pulës, peshku dhe produktet e tjera pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën. Veç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe mirëmbajtjen e eshtrave të fortë.

Iftari është koha ku i rimbushni nivelet e energjisë, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.

Pemët dhe perimet – Rekomandohet që të hani dy pjata pemë dhe dy pjata perime brenda dite.

Orizi dhe alternativat tjera – Buka me miell të pasitur, petët e krundeve etj., janë karbohidrate komplekse që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale. Ndryshe nga ushqimet me sheqer dhe ëmbëlsirat që digjen shumë shpejt, ato do t’ju furnizojnë me nivele më të forta të nivelit të energjisë.

Mish dhe alternativa tjera – Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera djathore. Gjithashtu, kufizoni përdorimin e vajit.

Kur është fjala për pijet, nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara, të cilat kanë ndikim të keq në organizim dhe që shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë. Kështu që më mirë është që, nëse ekzistojnë mundësitë, të konsumohen uji apo lëngjet natyrale në temperaturë ambienti në mënyrë që organizmi të jetë i mbrojtur./lajmi.net/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).