UBT

Lëvizja Vetëvendosje tregon kur mund të thirret seanca për votimin e Qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që seanca konstituive për legjislaturën e re të mbahet të hënën me datë 22 mars, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar para mediave, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo është pyetur nga gazetarja e T7 nëse data 25 mars do të jetë edhe dita kur do të votohet Qeveria e re.

FIDANISHTJA

Këtë datë nuk e ka mohuar e as pohuara Nagavci, teksa ka folur për afate kohore.

“Po e dini që sipas legjislacionit, fillimisht konstituohet Kuvendit që ne besojmë se bëhet me datën 22, pas votimit të deputetëve bëhen propozimi i Kryetari të Kuvendit nga radha e LVV-së, tre nënkryetarët nga partitë tjera dhe 2 nga pakicat. Pas votimit për këtë pjesë, duhet që sapo të vijë letra nga ana e u.d për mandatin e kryeministrit. Se a do të realizohet me datë 25 do të shohim për shkak të afate kohore”, ka thënë ajo.

“Ajo që kemi parë është se problemi i vetëm është problemi teknik, do të kemi problem me gjetë një sallë për grupin parlamentar të LVV-së, sa i përket institucioneve me 22 besoj se konstituohet kuvendi dhe i hapet vend institucioneve tjera, besoj se subjektet politike kanë marrë porosinë nga qytetari. Kemi pasur dy oferta, zonja Osmani dhe z.Haradinaj, qytetarët kanë dhënë përgjigjen e tyre. Me më shumë se 400 mijë vota kanë dhënë mbështetje për z.Kurti dhe me mbi 300 mijë për zonjën Osmani”, ka thënë e njejta./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.